Shefja e sëmundjeve infektive në Institutin e Shëndetit Publik, Silva Bino, dy javë më parë rezultoi pozitive me Covid-19.
Menjëherë ajo u shtrua në spitalin infektiv në QSUT ku mori dhe trajtimin e duhur.
Nëpërmjet një postimi në Facebook vetëm pak minuta më parë, ministria e shëndetësisë, Ogerta Manastirliu njoftoi se Bino ka mposhtur Covid-19 dhe gjendja e saj shëndetësorë është mirë.
“Më gëzoi pa masë lajmi i shërimit të prof. Silva Binos, gruaja e fortë dhe profesionistët e rrallës, e cila do të lejojë spitalin infektiv, pas dy javësh të vështira nën kujdesin e prof. Najadës dhe kolegëve të saj në spitalin # COVID1 .Të presim me padurim”- shkruan ajo.