20 April, 2026
  • Login
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
No Result
View All Result
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
News Albania
No Result
View All Result
Home Ekonomi

Shqiptarët më të pakënaqurit në Ballkan për situatën ekonomike

by News Albania
25/06/2020
in Ekonomi
0
15
VIEWS
Share on Facebook

Shqipëria është udhëheqësja rajonale, me popullsinë më të pakënaqur me mënyrën sesi po ecin gjërat në ekonominë e tyre. Barometri i Ballkanit, një publikim i Këshillit për Bashkëpunim Rajonal, bën të ditur se pjesa më e madhe e vendeve të rajonit kanë shënuar një rritje të numrit të atyre që shprehen të kënaqur, një tregues i fortë se efektet e rritjes në ekonomi po përkthehen në përfitim edhe për qytetarët, por e kundërta ka ndodhur me vendin tonë.

“Shqipëria është liderja rajonale në përqindje të atyre që janë të palumtur, plot 42 për qind e popullatës, teksa në Kosovë, më pak se një çerek apo 23 për qind e të anketuarve janë të pakënaqur, duke e kthyer këtë në rajonin më të kënaqur ekonomikisht” thuhet në publikim.

Sa i takon situatës financiarë në 12 muajt në vazhdim, 18 për qind e shqiptarëve presin që të jetë më keq ndërsa 54 për qind nuk presin asnjë ndryshim. Më mirë e presin 25 për qind e të anketuarve.

Duke renditur problematikat që shqetësojnë vendet nga papunësia te korrupsioni dhe mbrojtja e natyrës dhe trashëgimisë, barometri i Ballkanit tregon se papunësia, zhvillimi ekonomik mbajnë rekordin e shqetësime në rajon. Korrupsioni ndërkohë renditet i treti, por prevalenca e tij në rajon po rritet dhe në anketën e fundit me 31 për qind në raport me atë të vitit 2018.

Në Mal të Zi, qytetarët janë të shqetësuar nga papunësia në 55 për qind, ndërsa në Shqipëri situata ekonomike është ajo që shqetëson 53 për qind. Çështjet politike janë ato që shqetësojnë Kosovën me 16 për qind dhe Shqipërinë me 15 për qind. Korrupsioni në Shqipëri vlerësohet si shqetësim në 33 për qind të të anketuarve.

Barometri tregon se të paktën për Shqipërinë ka ndryshuar disi stereotipi sa i takon frikës. Në një prej pyetjeve të anketës, e cila specifikon se kur mendoni për Ballkanin Perëndimor, çfarë ndjenje ju vjen në mendje, vetëm 5 për qind e të anketuarve janë përgjigjur me “frikë”.

Kjo është përqindja më e ulët e kësaj përgjigje në gjithë rajonin teksa Serbia ka përqindjen më të lartë në këtë përgjigje me 26 për qind. 38 për qind janë përgjigjur lidhur me Shqipërinë se ju vjen në mendje “shpresa” dhe 28 për qind besimi. Vetëm 16 për qind janë përgjigjur me “dyshim”, shkruan Monitor

Share this:

  • Share on WhatsApp (Opens in new window) WhatsApp
  • Share on Facebook (Opens in new window) Facebook
  • Share on X (Opens in new window) X

Të ngjashme

  • Trending
  • Comments
  • Latest
“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

22/07/2022
Tre gratë që flitet se fshihen pas vdekjeve të Olldashit, Santos dhe Tanit të ‘Topit’ të cilat politika dhe media i fshehu

Tre gratë që flitet se fshihen pas vdekjeve të Olldashit, Santos dhe Tanit të ‘Topit’ të cilat politika dhe media i fshehu

19/07/2022
Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

16/12/2024
Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

17/03/2023
Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

23 mijë lekë kg i kumbullave, ekspertja e ekonomisë: Autoriteti i Konkurrencës të zbresë në treg

23 mijë lekë kg i kumbullave, ekspertja e ekonomisë: Autoriteti i Konkurrencës të zbresë në treg

Besim Dybeli: Made -in Elbasan!

Besim Dybeli: Made -in Elbasan!

Lajm i fundit: Hetimi i Ilir Metës nga SPAK, reagim i fortë i ambasadores amerikane Yuri Kim

Lajm i fundit: Hetimi i Ilir Metës nga SPAK, reagim i fortë i ambasadores amerikane Yuri Kim

Bashkia Gjirokastër dënon me forcë përhapjen në rrjete sociale të pretendimeve të rreme

19/04/2026

Drejtimi institucional i Policisë së Shtetit dhe standartet e shtetit të së drejtës!

18/04/2026

Reagon zyrtarisht Bashkia Gjirokastër për lajmet ku aludohet se kryebashkiaku dhe 18 punonjës janë infektuar me AIDS

18/04/2026

Nga Bledi Mane: Flamur Golemi nuk është i infektuar me sidë, është i infektuar me smirë

18/04/2026

Drejtor
Vladimir Muçaj

Kryeredaktor
Besim Dybeli

Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka
Ymer Hysa
Fidalete (Ahmeti) Muçaj
Greta Hoxha (Kulturë & Marketing)

Adresa
Pranë teatrit “Bylis”

Copyright © 2024 News Albania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë

Copyright © 2025 News Albania

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms below to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In