18 July, 2025
  • Login
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
No Result
View All Result
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
News Albania
No Result
View All Result
Home Kronikë

Shqiprim Arifi kryetar i Preshevës në një mesazh kuptimplotë drejt qytetarëve

by News Albania
August 17, 2020
in Kronikë
0
18
VIEWS
Share on Facebook

Krejt çka kam synuar që nga fillimi i kyçjes sime në politikën lokale në Preshevë ka qenë fare e thjeshtë, më lejoni të përfundoj një mandat të plotë katër vjeçar pa malverzime, pa makinacione e pa pazare politike, mbi tryezat e kafeneve të shumëta në vendin tonë.

Së paku të përfillet verdikti final i qytetarëve të Komunës së Preshevës për zgjedhjet përkatëse dhe pastaj në fund të epilogut qeverisës të mandatuar nga sovrani, do të i zbërthejmë të arriturat dhe të pa-arriturat, lavdatat dhe kritikat objektive dhe kështu ky konspekt do të përmbaj çdo gjë nga pak për simpatizantët e cinikët, në të gjitha taborret politike lokale pozitë dhe opozitë.

Ja që kjo nuk po funksionon në sistemin e trashëguar provincial të politikave feudale dhe ekonomike në Komunën e Preshevës dhe kështu po i afrohemi zgjedhjeve të pesta në rradhë brenda katër viteve (dy herë të jashtëzakonshme) duke ndërruar kështu 4 koalicione qeverisëse, pothuajse çdo vit nga një. Çmenduri!

Të gjithë ata që më njohin e dinë se nuk kam pasur kurrë ambicje ragmi-jane për tu shpallur monark/autokrat lokal, duke kapur pushtetin dhe mbajtur deri në ditët e amshimit, për ti ngopur apetitet ekonomike individuale dhe klanore. E as nuk kam lidhur këtë periudhë të kyçjes sime politike me fatin tim personal, por thjeshtë është një shërbim dhe përkulje për qytetarët e Komunës së Preshevës, të cilët kanë përjetuar dekada të rënda nga konjuktura e kaluar politike. Prandaj, nuk kam kuptuar asnjëherë “reformatorët” lokal për pretendimet e tyre për një ambient lokal demokratik, pa arradhat politike të kusarëve dekador, sepse një shumicë e tyre ende po mbijetojnë në subjekte politike, duke ngulëfatur çdo tentativë të reformave demokratike në vend. Ata kanë sofistikuar sistemin e tyre të kapur e uzurpuar dhe kjo më bënë të jem ai që do të luftoj deri në fund.

Në këtë situatë të rëndë sfiduese të pandemisë globale, ish-partneri qeverisës ka vendosur të tërhiqet nga pushteti lokal të arsyetuar në mungesë të proporcionalitetit dhe marrëdhënjeve reciproke, ndërkaq me makinacione të tilla, Komuna e Preshevës do të përballohet edhe më tej me situata jo-stabile politike e cila në mungesë të funksionimit të institucioneve lokale, do të vie sherr pas sherri. Unë nuk desha kështu, këtë rrugë e kanë zgjedhur ata, prandaj i kam thënë disa herë: “Rrini bre?!”

Pra vendimi i partnerit tonë koalicionar, per daljen nga koalicioni, hedh poshtë çdo angazhim të tyre në parime dhe vlera të demokracisë. Dhe nuk është as serioze, me mshehur prishjen e koalicionit dhe të pushtetit, pas një dorëheqje kinse “morale” dhe paraqitjes së shpëtimtarit të qytetit, që është dyftyrësi e theksuar, pasi po i bëjmë gati 3 vite së bashku në pushtet. Arsyja e prishjes së koaliconit që mshifet pas “dorëheqjes”, është vetëm posti i zëvendës kryetarit të komunës e asgjë tjetër.

Në momente ku vendi jonë është privuar tragjikisht në situatë pandemike dhe në faze të rifillimit të procesit të rëndësishëm të negociatave Prishtinë-Beograd, ku përcaktohet edhe fati jone, vendime të tilla për “dorëheqje” (në fakt prishje pushteti), prioritetizojnë personalen mbi atë kolektiven dhe nënkupton se modeli i vjetër për interesa partiako-klientaliste, nuk është shuar akoma.

Në marrëveshjen koaliconarë të 2018-tës, ka qenë e paraparë që pozita e zëvendës kryetarit të komunës ti takoj grupit të LRPDSH-ës, pas përfundimit të zgjedhjeve parlamentarete të viti 2020, zëvendës kryetari aktual për pazare personale dhe duke shkelur principet dhe vlerat që e përbëjnë ALTERNATIVËN, ka shëndrruar pozitën e tij në një antivlerë pazari, ku vazhdimisht është duke e përdorur për realizimin e interesit të tij personal, duke mos përfillur paktin e përbashkët (ku ka qenë personi në fjalë vetë prezent) dhe duke lënë anash secilin parim dhe rezikuar kështu në këtë formë pushtetin aktual apo të ardhmen e Preshevës.

Të vetëdijshëm tani të gjithë, se ky i fundit ka muaj që nuk i përket subjektit tonë (gjë që ishte formalizuar në zgjedhjet e brendshme partiake, që janë prolonguar për shkak të zgjedhjeve lokale në Bujanoc, atyre parlamantere si dhe pandemisë globale) dhe që mundohet të hakmirret, pasi kërcënimet dhe shpifjet e tij nuk kanë patur sukses, duke e përdor kartën e fundit duke mos u dorëhequr nga posti i zëvëndës kryetarit të komunës dhe me këtë duke e prishur pushtetin Lokal.

Gjithashtu ju njoftoj që, i kemi propozuar LR-PDSH-së shkarkimin e zëvendës kryetarit të komunës, me qëllim të zbatimit të marrëveshjes, për të cilën propozim, skemi marrë pëlqim nga ta.

Iniciativa e ALTERNATIV-ës për të ndërtuar një listë të përbashkët për pjesëmarrje në zgjedhjet parlamentare, ka qenë hapi më i guximshëm dhe vizionar, edhe pse që në fillim na është kërkuar që të bëjmë kompromise, duke lëshuar një subjekti tjetër vendin e parë në listë.

Poashtu, ALTERNATIVA nuk mbanë përgjegjësi për ndjenja personale të servilitetit, siç është pozita e LR-PDSH në listën e përbashkët Shqiptare, listë kjo e iniciuar nga ALTERNATIVA me qëllim të realizimit të aspiratave tona kombëtare. Por duke nuhatur paraprakisht ndjenjën e pakënaqësisë sidomos tek partitë e vogla politike pjesëmarrëse në listë të përbashkët, kam propozuar dhe mundësuar që ndarja e financave nga të ardhurat që mundësohet nga transferi shtetëror për shkak të prezencës parlamentare, të jetë proporcional dhe i barabartë për të gjithë (si për partitë e mëdha poashtu edhe për ato të vogla), por ja që për partnerin tonë të deritanishëm kjo gjë nuk mjaftoi, që në kohe pandemie dhe në prag të negociatave Prishtinë-Beograd, vendosi njëanshëm të prish Pushtetin Lokal edhe ate përmes SMS-ave dhe Rrjeteve Sociale.

Të dashur Qyetarë,

Ne vazhdojmë ti qëndrojmë ithtarë kauzës për marshim të pandalshëm progresi në procesin e ndërtimit të komunës sonë dhe mirëqenjes së jetës së qytetarëve, pavarësisht situatatave të tilla e të pabaza, me arsyetime plot boshllëqe dhe të mbushura me kontradita dhe interese personale dhe maniakizëm politik, e tëra në faturën tuaj. Fatkeqësisht, ashtu siç jemi mësuar të dëgjojmë dekada me radhë. Por ne nuk do ta lejojmë këtë!

Tash është momenti i JUAJ, tash është momenti ku vendosim së bashku, tash është momenti për të ardhmen e Preshevës, tash është momenti kumunistave dhe grupeve të interesit tua çrrënjosim themelin, tash është momenti ku të rinjët e Preshevës ta përqafojnë të ardhmen dhe tash ALTERNATIVA nuk ndalet më! Të presim zgjedhjet e rradhës për të ua mundësuar Juve, Qytetarë të dashur, të jepni verdiktin e fundit dhe të vendosni me shumicë të madhe (20+), timonin e famshëm që siguron stabilitet politik, për ALTERNATIVËN për Ndryshim.

Share this:

  • Click to share on WhatsApp (Opens in new window) WhatsApp
  • Click to share on Facebook (Opens in new window) Facebook
  • Click to share on X (Opens in new window) X

Të ngjashme

  • Trending
  • Comments
  • Latest
“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

July 22, 2022
Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

December 16, 2024
Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

March 17, 2023
Nga Ilir Demalia: Rudinë, babai yt u vra për trafikun e armëve në Kosovë dhe jo për partinë e demokracinë!

Nga Ilir Demalia: Rudinë, babai yt u vra për trafikun e armëve në Kosovë dhe jo për partinë e demokracinë!

April 8, 2022
Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Nga Vladimir Muçaj: Fieri në etje, Ujësjellësi në heshtje!

Reagon Unioni i Gazetareve Shqiptare!

Per teatrin dhe dhunen reagon Unioni i Gazetareve Shqiptare!

Nga Vladimir Muçaj: Fieri në etje, Ujësjellësi në heshtje!

July 18, 2025

Fier: Belinda Balluku dhe Armando Subashi promovojnë ambjentet e e-Albania pa pagesë

July 17, 2025

Plas arma në Sarandë, dy të plagosur rëndë nisen drejt Traumës

July 17, 2025
Intervista me Metën nga qelia: Kam pasur ofertat për t’u arratisur, por nuk është në karakterin tim, në ‘93-‘94 kur vizitoja Fatos Nanon në burg…

Apeli i Posaçëm rrëzon kërkesën e Ilir Metës, kreu i Partisë së Lirisë mbetet në qeli

July 17, 2025

Drejtor
Vladimir Muçaj

Kryeredaktor
Besim Dybeli

Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka
Ymer Hysa
Fidalete (Ahmeti) Muçaj
Greta Hoxha (Kulturë & Marketing)

Adresa
Pranë teatrit “Bylis”

Copyright © 2024 News Albania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë

Copyright © 2025 News Albania

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms below to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In