16 November, 2025
  • Login
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
No Result
View All Result
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
News Albania
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Shqipëria feston sot 111-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë

by News Albania
28/11/2023
in Aktualitet, Kryesore, Lajme
0
Shqipëria feston sot 111-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë
9
VIEWS
Share on Facebook

Sot 111 vjet më parë në Vlorë, përfaqësues të vilajeteve shqiptare e shpallën pavarësinë e shtetit shqiptar. Kuvendi Kombëtar i Vlorës, mbledhjen e tij të parë e mbajti më 28 nëntor 1912, me aktin e shpalljes së Pavarësisë së Shtetit Shqiptar nga Perandoria Osmane.

Shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë, ishte kurorëzim i përpjekjeve shekullore dhe luftërave të pareshtura që bënë shqiptarët për çlirimin e vendit.

Por, për fat të keq, Qeveria e Vlorës pati një jetë të shkurtër.

Ismail Qemali u zgjodh kryetar i Qeverisë dhe ministër i Punëve të Jashtme.

Më shumë se një vit nga krijimi,  Qeveria e Vlorës, u detyrua të tërhiqet dhe t’ i lëshojë vend një Qeverie të drejtuar nga një Princ i huaj i emëruar nga Fuqitë e Kohës.

Edhe më keq Shqipëria u godit në aspektin territorial, ushtritë e fqinjëve dhe luftërat ballkanike copëtuan gjysmën e territoreve të Shqipërisë, duke u aneksuar nga fqinjët, ndërsa Konferenca e Londrës e mbajtur më 1913 u pranoi pushtimet e territoreve shqiptare, duke i rrudhur kufijtë e Shqipërisë në mënyrë dramatike.

Gjysma e popullsisë shqiptare, mbetën nën sundimin serbo-malazez dhe grek.

Pas shpalljes së Pavarësisë, më 28 nëntor 1912 u formuan edhe organet shtetërore, Pleqësia dhe Qeveria e dalë nga Kuvendi i Vlorës.

U ngritën forcat e armatosura dhe ato të rendit dhe nisi puna për konsolidimin e arsimit, shëndetësisë, administratës, etj.

Qeveria e Vlorës vuri gurët e parë për krijimin e një sistemi gjyqësor sipas modeleve evropiane.

Gjuha shqipe u shpall si gjuhë zyrtare dhe u vendos hapja e shkollave shqipe prej vjeshtës 1914.

Akti më i rëndësishëm juridik që nxori Qeveria e përkohshme e Vlorës, ishte ”Kanuni i përkohshëm i administratës civile të Shqipërisë”, që u botua në nëntor 1913.

Kuvendi Kombëtar i Vlorës zgjodhi edhe Pleqësinë që duhej të kryente funksionet e një organi këshillues e mbikëqyrës të qeverisë, me kryetar Vehbi Agolli.

Përbërja e qeverisë së Vlorës:

Ismail Qemali, kryetar i Qeverisë dhe ministër i Punëve të Jashtme.

Dom Nikoll Kacërri, Zv.Kryeministër

Mufid Bej Libohova, Ministër për Punët e Brendshme

Abdi bej Toptani, Ministër për Financat

Mehmet Pashë Deralla, Ministër për Luftën (Mbrojtjen)

Petro Poga, Ministër për Drejtësinë

Luigj Gurakuqi, Ministër për Arsimin

Mit’hat bej Frashëri, Ministër për Punët Botore

Pandeli Cale, Ministër për Bujqësinë

Lef Nosi, Ministër i Post-Telegrafit.

Share this:

  • Click to share on WhatsApp (Opens in new window) WhatsApp
  • Click to share on Facebook (Opens in new window) Facebook
  • Click to share on X (Opens in new window) X

Të ngjashme

  • Trending
  • Comments
  • Latest
“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

22/07/2022
Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

16/12/2024
Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

17/03/2023
Nga Ilir Demalia: Rudinë, babai yt u vra për trafikun e armëve në Kosovë dhe jo për partinë e demokracinë!

Nga Ilir Demalia: Rudinë, babai yt u vra për trafikun e armëve në Kosovë dhe jo për partinë e demokracinë!

08/04/2022
Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Plas sherri mes të rinjve në Konispol, dhunohet 18-vjeçari (VIDEO)

Plas sherri mes të rinjve në Konispol, dhunohet 18-vjeçari (VIDEO)

Reagon Unioni i Gazetareve Shqiptare!

Per teatrin dhe dhunen reagon Unioni i Gazetareve Shqiptare!

Plas sherri mes të rinjve në Konispol, dhunohet 18-vjeçari (VIDEO)

Plas sherri mes të rinjve në Konispol, dhunohet 18-vjeçari (VIDEO)

14/11/2025
Balluku ka vepruar me urdhër, prandaj Rama nuk guxon ta lëshojë, Flamur Noka zbulon skenarin e protestës së PD

Balluku ka vepruar me urdhër, prandaj Rama nuk guxon ta lëshojë, Flamur Noka zbulon skenarin e protestës së PD

14/11/2025
Ben Blushi zgjodhi Arbanën mbi Ledion Liçon për “Big Brother VIP”, reagon moderatori

Ben Blushi zgjodhi Arbanën mbi Ledion Liçon për “Big Brother VIP”, reagon moderatori

14/11/2025
Shqiptari vrau gruan në Francë dhe më pas u vetëvra/ Nëna rrëfehet mes lotësh: Jam në një gjendje që s’di se…

Shqiptari vrau gruan në Francë dhe më pas u vetëvra/ Nëna rrëfehet mes lotësh: Jam në një gjendje që s’di se…

14/11/2025

Drejtor
Vladimir Muçaj

Kryeredaktor
Besim Dybeli

Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka
Ymer Hysa
Fidalete (Ahmeti) Muçaj
Greta Hoxha (Kulturë & Marketing)

Adresa
Pranë teatrit “Bylis”

Copyright © 2024 News Albania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë

Copyright © 2025 News Albania

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms below to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In