Tema “Politikë me artistë” në Open mbrëmjen e sotme në Top Channel ka sjellë debate të nxehta në studio.
Madje në shumë raste janë ngritur dhe tonet në përplasjen e mendimeve. Një prej atyre që janë kundër futjes së artistes në politikë, ishte Robert Aliaj.
“Më mirë i thyni turinjë me një vepër arti, se sa t’i lëpini b***n për 10 mijë apo 20 mijë euro,” tha Aliaj.
‘Kujdes me fjalorin se fëmijët janë akoma zgjuar’– ndërhyri Eni Vasili.
Mendimit të tij iu bashkua Bujar Kapexhiu që tha se një artist duhet të bëjë politikë me artin e vet dhe jo t’i bashkohet për interesa personale.
“Nga ana tjetër besoj tek artistët në politikë, sepse artisti është njeri që i do njerëzit, dhe prandaj mendoj se mund të bëjnë gjëra të mira,” u shpreh ai.