14 February, 2026
  • Login
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
No Result
View All Result
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
News Albania
No Result
View All Result
Home Sociale

Shkrimtari i Madh Ismail Kadare shpreh ngushëllime familjes Çipa për ndarjen nga jeta të poetit Lefter Çipa

by News Albania
20/02/2021
in Sociale
0
81
VIEWS
Share on Facebook

Ndarja nga jeta e mjeshtrit të poezisë popullore, Lefter Çipa u shoqërua me reagimin e shumë personaliteteve të politikës dhe kulturës, duke e konsideruar një humbje për vlerat kombëtare.

Shprehja e ngushëllimeve dhe vlerësimi për figurën e poetit Lefter Çipa nuk kanë munguar as nga shkrimtari i madh shqiptar Ismail Kadare së bashku me bashkëshorten e tij, Helenën.

Në letrën e ngushëllimit dërguar Aleksandër Çipës, të birit të poetit të ndjerë Lefter Çipa, Ismail dhe Helena Kadare shkruajnë se ndarja nga jeta e mjeshtrit të poezisë popullore është një humbje e një vlere të çmuar kombëtare.

Mesazhi i Ismail dhe Helena Kadare:

“I dashur Aleksander,

Rastesisht

nuk kemi patur  kontakte te drejtperdrejta me ju, edhe pse respekti dhe simpatia jone kane qene te pranishem kurdohere ndaj jush per shume arsye.

Me trishtim  morem vesh   humbjen e babajt tuaj te nderuar, ketij  personalitet te larte qe ne menyrat me te ndryshme ka shoqeruar jeten tone ashtu si te shume shqiptarëve  te tjere  ketu dhe kudo neper bote.  Humbja e tij eshte   humbja e nje vlere te çmuar kombetare. Pranoni i dashur Aleksander ngushellimet tona me te sinqerta.

Miqesisht

Ismail dhe Helena Kadare“

Poeti Lefter Çipa u nda nga jeta ditën e djeshme në moshën 79-vjeçare. Ai ndërroi jetë pas një beteje të gjatë me një sëmundje të rëndë. Lefter Çipa ka lënë pas një krijimtari të gjerë në libra e tekste këngësh.

Ai njihet si njeriu që investoi më shumë për polifoninë shqiptare. Lefter Çipa është autor i 18 librave të botuar me poezi si : “Bejkë e bardhë”, “Bilbilat e vendit tim”, “Shqipëri moj ballëhapur”, ” Këngët e Ruzanës”, “Dheun tim përsipër mbaj”, “Për Kosovën prapë do të ngrihem”, “Kënga që tret lotin”, “Këngët e Akroqeranit”,”Princi i Dashurise”, etj. Konsiderohej “princi i sotëm” i polifonisë shqiptarë.

Lefter Çipa është edhe autori i papërsëritshëm i këngëve të vlerës së lartë artistike dhe muzikore si “Bejkë e bardhë”, “Vijnë djemtë nëpër vapë”, “Nga kjo baltë e kësaj toke”, “Naim Shqipëria”, “Shqipëri pse të qan syri”, “Zoga kaçake në male”, “Këngë kurbeti”, “Vito Pëllumbesha”, “Hënëz e qiellit të gjerë”, “Moj unaza gur jeshile”, “N sokak të ngushtë”, “O shokë vdekça nga kënga”, “Lundroj në lundrën e këngës”, “Kënga e manushaqes”, ” Zonjë e bukurisë”

Share this:

  • Share on WhatsApp (Opens in new window) WhatsApp
  • Share on Facebook (Opens in new window) Facebook
  • Share on X (Opens in new window) X

Të ngjashme

  • Trending
  • Comments
  • Latest
“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

22/07/2022
Tre gratë që flitet se fshihen pas vdekjeve të Olldashit, Santos dhe Tanit të ‘Topit’ të cilat politika dhe media i fshehu

Tre gratë që flitet se fshihen pas vdekjeve të Olldashit, Santos dhe Tanit të ‘Topit’ të cilat politika dhe media i fshehu

19/07/2022
Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

16/12/2024
Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

17/03/2023
Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

U ekstradua dje nga Belgjika, GJKKO i komunikon masën e arrestit Sergej Hasanpapajt

U ekstradua dje nga Belgjika, GJKKO i komunikon masën e arrestit Sergej Hasanpapajt

Besim Dybeli: Made -in Elbasan!

Besim Dybeli: Made -in Elbasan!

Lajm i fundit: Hetimi i Ilir Metës nga SPAK, reagim i fortë i ambasadores amerikane Yuri Kim

Lajm i fundit: Hetimi i Ilir Metës nga SPAK, reagim i fortë i ambasadores amerikane Yuri Kim

Në Dropull ku bashkëjetesa ndëretnike shkëlqen si askund tjetër në Ballkanin Perëndimor

14/02/2026
U ekstradua dje nga Belgjika, GJKKO i komunikon masën e arrestit Sergej Hasanpapajt

U ekstradua dje nga Belgjika, GJKKO i komunikon masën e arrestit Sergej Hasanpapajt

13/02/2026
Misteret rreth vdekjes së Epstein, mjeku ngre dyshime: Nuk jam i bindur për autopsinë, kishte tre…

Misteret rreth vdekjes së Epstein, mjeku ngre dyshime: Nuk jam i bindur për autopsinë, kishte tre…

13/02/2026
Debatet e para mes Selin dhe Mirit: Fitohet me pak fytyrë, je kurdisur, kafen në Myslym Shyr do e pimë…

Debatet e para mes Selin dhe Mirit: Fitohet me pak fytyrë, je kurdisur, kafen në Myslym Shyr do e pimë…

13/02/2026

Drejtor
Vladimir Muçaj

Kryeredaktor
Besim Dybeli

Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka
Ymer Hysa
Fidalete (Ahmeti) Muçaj
Greta Hoxha (Kulturë & Marketing)

Adresa
Pranë teatrit “Bylis”

Copyright © 2024 News Albania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë

Copyright © 2025 News Albania

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms below to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In