Një sherr masiv ka ndodhur mbrëmjen e 18 janarit në një nga hotelet më në zë në kryeqytet. Në media u raportua sot se sherri ka ndodhur mes djemve të deputetit Tom Doshi dhe moderatorit të Top Channel, Eno Popi.
Por disa dëshmitarë okular, pjesëmarrës në festën e ditëlindjes të një prej vajzave VIP, (emër i njohur për redaksinë, por pa lidhje me incidentin), kanë rrëfyer skenat e sherrit.
Dëshmitarët na treguan se në festë kanë qenë të pranishëm dy djemtë e deputetit Tom Doshi, James dhe Marcos, të cilët kanë qenë në shoqërinë e Vis Bajraktarit. Ndërkohë që në një tjetër tavolinë ka qenë djali i milionerit shqiptar, Samir Mane, Martin Mane.
Gjatë mbrëmjes, teksa vëmendja ishte te festa, një sherr për motive banale ka nisur mes dy grupeve, dhe nga fyerjet, situata ka degraduar në përplasje fizike. Djemtë e Tom Doshit bashkë me Vis Bajraktarin, janë përplasur me Martin Manen dhe shokët e tij.
Në sherr e sipër, të ftuarit VIP në festë kanë patur fatin e keq…
“Po ju çfarë shihni?!”, iu drejtuan të ftuarve, rrëfen dëshmitari, “dhe u sulën edhe tek të tjerët me gota e karrige”. Sherri mes tyre solli edhe mbylljen e festës, ndërsa Policia e Shtetit nuk ka bërë asnjë njoftim për këtë sherr masiv, të disatin në kryeqytet, me gjasë edhe për shkak se në Polici nuk është bërë asnjë denoncim.