Kaos, dhunë dhe sherr masiv, pamjet nga derbi shqiptar mes Shkupit dhe Shkëndijes
Dihej që do të ishte një përballje e zjarrtë dhe ashtu rezultoi. Shkupi-Shkëndija, nuk është një ndeshje si gjithë të tjerat, por një përballje që vitet e fundit ka patur një rivalitet të fortë jo vetëm në fushë, por edhe në shkallët e stadiumit.
Takimi mes dy skuadrave shqiptare të Maqedonisë së Veriut që po zhvillohet në kryeqytet, u zhbllokua në minutën e nëntë. Kuqezinjtë nga Tetova kaluan në avantazh në përballjen çerekfinal të Kupës, gol që shkaktoi zemërim të madh tek ultrasit vendas.Pjesëtarë të grupimit “Shvercerat”, u futën në fushë dhe sulmuan lojtarët e Shkëndijës.
Sherr i madh, kaos dhe skena të turpshme në fushë, siç dallohet në video.Ndeshja u ndërpre, në fushë zbarkuan edhe forcat speciale, teksa delegatët e ndeshjes theksuan se e vetmja mënyrë për të rinisur ndeshja është të boshatiset stadiumi, por vështirë që të bëhet fjalë për futboll pas skenave të tilla.