9 August, 2026
  • Login
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
No Result
View All Result
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
News Albania
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Shembja e TK, KLSH konstaton shkelje të rënda, paraqet indicje penale në Prokurori: Të ndërtohet siç ishte! Rrëzon edhe HEC-et e Shushicës

by News Albania
01/07/2020
in Aktualitet
0
30
VIEWS
Share on Facebook

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka publikuar raportin e auditimit në Institutin e Monumenteve të Kulturës, ku edhe ka konstatuar shkelje dhe problematika të shkaktuara nga ndryshimet e bëra në ligje me VKM që sollën edhe shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar.

KLSH ka rekomanduar që Instituti i Monumenteve të Kulturës në bashkëpunim me Ministrinë përkatëse të rindërtojnë godinën e teatrit njëjtë siç edhe ishte. 

“Për adresimin e problematikave të shfaqura mbi çështjen e Teatrit Kombëtar dhe propozimin për pezullimin e vendimmarrjeve mbi këtë objekt nga Kryetari i Bashkisë dhe Këshilli Bashkiak i Tiranës”, t’i kërkojë Këshillit të Ministrave dhe Bashkisë Tiranë, rindërtimin e godinës së Teatrit Kombëtar në zonën ku ka qenë godina e mëparshmë, në të njëjtin stil dhe pamje arkitektonik që ajo ka pasur, me të njëjtat volume dhe në të njëjtin projekt,“-shkruhet në auditim. Duke qënë se KLSH ka vënë re një sërë shkeljesh në lidhje me ndryshimin apo përcaktimin e kufijve të qendrës historike të qytetit të Tiranës, ka paraqitur indicje penale pranë Prokurorisë së Tiranës. Megjithatë nuk dihet se cilat janë emrat që “fshihen” në dosje. 

Ndër shkeljet më të rëndësishme që spikasin në raportin e KLSH-së, janë ato të ndryshimit të VKM-ve. KLSH ka gjykuar ndryshimin që i është bërë VKM-së së lëshuar në vitin 2000 për shpalljen “monument Kulture” të aksit kryesor dhe qendrës historike të qytetit të Tiranës. Më pas në vitin 2017, është shtuar edhe rregullorja për administrimin e kësaj qendre duke lejuar vetëm ndërhyrje konservuese dhe restauruese. Në vitin 2018, janë përcaktuar sërish kufijtë e qendrës historike të qytetit të Tiranës dhe zonat ku do lejoheshin ose jo ndërtime të reja. Por ndryshimet nuk kanë qënë të njëjta me VKM-të e mëparshme. 

Një diçka tjetër që vihet re nga KLSH, është fakti se në ndryshimet në kufijtë e Liqenit Artificial të Tiranës dhe në qendër, nuk shpjegohen se si dhe përse janë shtyrë.

“Pra me këtë VKM kanë ndryshuar kufijtë e qendrës historike të Tiranës, të cilat nuk janë në përputhje me objektin e ndryshimit të VKM-ve të mëparshme, si dhe në mënyrë kontradiktore dhe të pavërtetë fshehin ndryshimet reale të kufijve të qendrës historike. Audituesit konstatuan se ndryshimet në këtë VKM reflektojnë kërkesat e Bashkisë Tiranë për zhvillime të reja në territor dhe nuk bazohen në studime e vlerësime të mirëfillta për përcaktimin dhe mbrojtjen e vlerave historike-kulturore të Qendrës Historike dhe zonës mbrojtëse në qytetin e Tiranës,“-shkruhet në raportin e KLSH-së. 

Përveç çështjes së Teatrit është shqyrtuar edhe ndërtimi i kaskadës së hidrocentraleve mbi lumin Shushicë në Vlorë. KLSH ka konstatuar se nga verifikimet e bëra, në lumin Shushicë nuk është parashikuar ndërtim hidrocentralesh pasi ndërtimi i këtij HEC-i cënon perspektivën, peizazhin dhe përdorimin nga publiku të monumentit të kulturës “Ura e Bratit”.

  • Trending
  • Comments
  • Latest
“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

22/07/2022
Tre gratë që flitet se fshihen pas vdekjeve të Olldashit, Santos dhe Tanit të ‘Topit’ të cilat politika dhe media i fshehu

Tre gratë që flitet se fshihen pas vdekjeve të Olldashit, Santos dhe Tanit të ‘Topit’ të cilat politika dhe media i fshehu

19/07/2022
Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

16/12/2024
Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

17/03/2023
Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Shooting More than 40 Years of New York’s Halloween Parade

Why Millennials Need to Save Twice as Much as Boomers Did

Doctors take inspiration from online dating to build organ transplant AI

Geraldo Enes Rexhvelaj dhe profili i tij akademik

18/07/2026

Sokol Guga, Monika Zguro dhe Albert Dumani do të prezantojnë edicionin e 12-të të spektaklit “Krishtëlindje në Tiranë 2026”

18/07/2026
Rama: Forcimi i lekut është sukses dhe dëshmi e pakundërshtueshme e rritjes së ekonomisë shqiptare

Gati të japim 1 miliard euro për bizneset e vogla/ Rama: Kushdo që ka një plan serioz, të aplikojë dhe merr 2 milionë euro kredi me 2-3% interes

17/07/2026
Konflikti në lokal përfundon me plagosjen e 59-vjeçarit, arrestohen autori i dyshuar

Konflikti në lokal përfundon me plagosjen e 59-vjeçarit, arrestohen autori i dyshuar

17/07/2026

Drejtor
Vladimir Muçaj

Kryeredaktor
Besim Dybeli

Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka
Ymer Hysa
Fidalete (Ahmeti) Muçaj
Greta Hoxha (Kulturë & Marketing)

Adresa
Pranë teatrit “Bylis”

Copyright © 2026 News Albania

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë

Copyright © 2026 News Albania