Ambasada e Shteteve të Bashkuara përmes një postimi në rrjetet sociale dënon aktet e dhunës gjatë protestës së sotme pranë Bashkisë së Tiranës.
Selia diplomatike amerikane thekson se e drejta për t’u mbledhur në mënyrë paqësore, për të protestuar dhe për të kërkuar veprim kundër korrupsionit janë të gjitha jetike në çdo demokraci, por nuk ka vend për dhunën e ndërmarrë nga organizatorët.
https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fusembassytirana%2Fposts%2Fpfbid023ZDFviyMgkvKCSfrUV6aoAvgC72iPhh2ujXAFaB4dZzJF6A9iN2gFV8Hh2rE5JaYl&show_text=true&width=500
“Aktorët politikë të përgjegjshëm duhet të refuzojnë çdo formë dhune. Përshëndesim zyrtarët e forcave të rendit për profesionalizmin e tyre gjatë protestës së sotme” mbyllet deklarata.
Edhe delegacioni i Bashkimit Europian në Tiranë ka qenë i ashpër me opozitën. “Ne dënojmë fort dhunën gjatë protestës së sotme në qendër të Tiranës, gjatë së cilës u hodhën mjete piroteknike të improvizuara ndaj godinës së bashkisë.
https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Feu.delegation.albania%2Fposts%2Fpfbid0YwYdSnGMFkXkbj4tYT5ptwCfm6neBUh8fNkjp3bAhFTt2WdcUwchSVsDY7u7JeQKl&show_text=true&width=500
Akte të tilla nuk kanë vend në një shoqëri demokratike dhe nuk kanë të bëjnë me të drejtën legjitime për protestë paqësore”.
Protesta e sotme e opozitës së drejtuar nga Sali Berisha para bashkisë degjeneroi në akte dhune de përplasje me policinë.