SANDËR LLESHAJ TRADHËTON RAMËN/ JA KOMENTI QË BËN PËR PRESIDENTIN…
Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka mohuar të komentojë akuzat e kryeministrit Rama, se Ilir Meta shoqërohet me personazhe të botës së k-rimit. “Nuk i komentoj deklaratat e kryeministrit. Ai dha një përgjigje rreth kësaj. I qëndron atyre që ka deklaruar. Nuk e konfirmoj dot një lidhje mes Artan Shkëmbit dhe Ilir Metës. Presidenti nuk bën jetë sekrete. As unë…”,- u shpreh Lleshaj në emisionin “Kjo Javë”. Pas akuzave të Ramës, se ka takuar persona që janë subjekt i OFL-së, Meta e sfidoi kryeministrin që të japë orën dhe datën, dhe ai do të japë menjëherë më pas dorëheqjen. “Ky njeri pa Atdhe, pa nder, pa vlera më akuzon sot se kam takuar skutave subjekte të OFL-së. I kërkoj publikisht të bëjë publik emrin, skutën dhe orën kur e kam takuar këtë personazh të botës së k-rimit dhe unë do të jap menjëherë dorëheqjen”, shkroi Meta në postimin e tij.