Dasma e këtij viti padyshim konsiderohet ajo e blogeres Armina Mevlani dhe djalit të Sali Berishës, Shkëlzeni. Ndërkohë ish-kryeministri Sali Berisha ishte mbrëmë i ftuar në programin “Why not” ku ka folur dhe për jetën e tij jashtë politikës. Përsa i përket ceremonisë madhështore të lidhjes në martesë së të birit, ai u shpreh se ishte një moment shumë i vecantë gëzimi. Dy fjalë Berisha i tha dhe për nusën e Shkëlzenit, Arminën duke deklaruar se ka vajtur në shtëpinë e tyre si një vajzë e dytë dhe 31-vjeçarja ka të gjithë respektin dhe dashurinë e kësaj familjeje.
