Dy persona kanë rënë në prangat e policisë, pasi akuzohen se kultivonin lëndë narkotike.
Bëhet me dije se në pranga ka rënë shtetasi H. T., 40 vjeç dhe A. B., 50 vjeç, të dy me banim në fshatin Llakatund, Vlorë.
Policia ka evidentuar dhe asgjësuar fidanë të dyshuar cannabis sativa, të cilat ishin kultivuar në pronën e këtyre shtetasve, në fshatin Llakatund. Po gjatë operacionit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan edhe 2 armë zjarri kallashnikov me municion luftarak, të cilat dyshohet se i posedonin këta shtetas.
Njoftimi i policisë:
Në vijim të kontrollit masiv të territorit, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë ka finalizuar operacionin e koduar “Llakatundi”, në kuadër të të cilit, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, u bë kapja dhe arrestimi i shtetasve:
H. T., 40 vjeç dhe A. B., 50 vjeç, të dy me banim në fshatin Llakatund, Vlorë.
Si rezultat i këtij operacioni, Policia ka evidentuar dhe asgjësuar fidanë të dyshuar cannabis sativa, të cilat ishin kultivuar në pronën e këtyre shtetasve, në fshatin Llakatund. Po gjatë operacionit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan edhe 2 armë zjarri kallashnikov me municion luftarak, të cilat dyshohet se i posedonin këta shtetas.
Ndërkohë materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Vlorës, për veprime të mëtejshme.