15 March, 2026
  • Login
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
No Result
View All Result
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
News Albania
No Result
View All Result
Home Kronikë

Rriten kapacitetet e reanimacionit në Shkodër/ Manastirliu, fuqizojmë spitalet rajonale

by News Albania
30/06/2020
in Kronikë
0
30
VIEWS
Share on Facebook

Rriten me 30% kapacitetet e reanimacionit në Shkodër, Manastirliu: Fuqizojmë spitalet rajonale

“Strategjia antiCOVID po ndiqet me pune intensive në çdo strukturë të shëndetësisë. Kërkojmë bashkëpunimin e qytetarëve”

30 Qershor, Shkodër- Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastriliu, ka inspektuar Spitalin Rajonal të Shkodrës në vijim të forcimit të kapaciteteve të njësive të terapive në spitalet rajonale dhe universitare.
Duke deklaruar se spitali i Shkodrës është pajisur me aparatura të teknologjisë së lartë për njësinë e reanimacionit, Manastirliu u shpreh se do të vijojë fuqizimi i terapive intensive në spitale
“Sjellim këtu aparatura të reja, aparatura të cilat fuqizojnë terapinë intensive, në një kohë kur pacientët e prekur nga Covid19 janë duke u trajtuar në spitalet e përcaktuara Covid në Tiranë. Ne kemi në objektivin tonë fuqizimin spitaleve rajonale dhe mbi të gjitha rritjen e kapaciteteve të tyre, ndaj kemi siguruar që në spitalin e Shkodrës të rrisim me 30 % kapacitetet përsa i përket terapisë intensive dhe jo vetëm nëpërmjet shtretërve, por edhe një sëri pajisjesh duke filluar nga monitorët, respiratorët, shiringat elektrike, pompat e infuzionit, Cpap, etj”, tha Manastirliu.
Nga Shkodra, një nga zonat e nxehta epidemiologjike me 6 vatra aktive aktualisht, Manastirliu u ka bërë apel qytetarëve për ndërgjegjësim dhe u shpreh së në këtë qark është bërë një punë e madhe për gjurmimin dhe identifikim e rasteve nga ekipet në terren.
“Shkodra është një ndër qytetet që ka pasur edhe numrin më të lartë të infektimeve. Ndaj pavarësisht përpjekjeve të epidemiologëve dhe punës së mirë që kanë bërë për ndërprerjen e zinxhirit të infeksionit kemi tashme 6 vatra të nxehta në Shkodër të cilat janë duke u hetuar”, tha Manastriliu.
Manastriliu vlerësoi punën e ekipeve mjekësore në përballimin e situatës.
“Mjekët dhe infermierët e spitalit të Shkodrës kanë bërë një punë shumë të mirë përsa i përket zbatimit të protokolleve mjekësore të COVID19, edhe falë faktit që janë siguruar që nga dita e parë materialet e mbrojtes personale për mjekët dhe infermierët në mënyrë që të garantojnë mbrojtjen maksimale për stafet tona”, tha Manastirliu.
Duke vlerësuar strategjinë e ekspertëve për masat antiCOVID, Manastirliu kërkoi bashkëpunimin e qytetarëve për përballimin me sukses të situatës.
“Jemi duke vlerësuar në çdo moment të gjithë situatën epidemiologjike. Situata është delikate, por ne jemi duke ndjekur strategjinë tonë, të miratuar nga Komiteti Teknik i Ekspertëve, strategjinë e hetimit epidemiologjik, të gjurmimit të rasteve, izolimit të rasteve të konfirmuara dhe kontakteve të tyre në mënyrë që të kufizojmë sa mundemi përhapjen e infeksionit. Sot është një kohë për të qenë të gjithë së bashku. Për të dhënë shembullin personal në zbatimin e masave dhe për të bërë ndërgjegjësimin e nevojshëm, të gjithë qytetarëve për të mbajtur maskën, për të ruajtur distancimin social, për të mbajtur higjienën personale të nevojshme, në mënyrë që ne të vijojmë të jemi të suksesshëm në këtë luftë. Që kjo strategji të ketë rezultat dhe të vijojë të ketë sukses, nevojitet bashkëpunimi i çdo qytetari”, tha Manastirliu nga spitali i Shkodrës. DdVm

Share this:

  • Share on WhatsApp (Opens in new window) WhatsApp
  • Share on Facebook (Opens in new window) Facebook
  • Share on X (Opens in new window) X

Të ngjashme

Tags: Lsjme
  • Trending
  • Comments
  • Latest
“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

22/07/2022
Tre gratë që flitet se fshihen pas vdekjeve të Olldashit, Santos dhe Tanit të ‘Topit’ të cilat politika dhe media i fshehu

Tre gratë që flitet se fshihen pas vdekjeve të Olldashit, Santos dhe Tanit të ‘Topit’ të cilat politika dhe media i fshehu

19/07/2022
Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

16/12/2024
Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

17/03/2023
Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Me mua përfundon me kanun/ Debate të forta në “Big Brother“, çfarë ndodhi mes Gimbos dhe Rogertit?

Me mua përfundon me kanun/ Debate të forta në “Big Brother“, çfarë ndodhi mes Gimbos dhe Rogertit?

Besim Dybeli: Made -in Elbasan!

Besim Dybeli: Made -in Elbasan!

Lajm i fundit: Hetimi i Ilir Metës nga SPAK, reagim i fortë i ambasadores amerikane Yuri Kim

Lajm i fundit: Hetimi i Ilir Metës nga SPAK, reagim i fortë i ambasadores amerikane Yuri Kim

Gjirokastër: Një banesë përfshihet nga zjarri, dëme materiale, fatmirësisht pa viktima

14/03/2026

Lajm i fundit: Dhunon e kanos me armë ish-bashkëjetuesen, arrestohet nga policia e Sarandës

14/03/2026

Atmosferë festive në Virua-Gjirokastër për Ditën e Verës

14/03/2026

Parku i Viroit në Gjirokastër hap dyert e Ditës së Verës

14/03/2026

Drejtor
Vladimir Muçaj

Kryeredaktor
Besim Dybeli

Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka
Ymer Hysa
Fidalete (Ahmeti) Muçaj
Greta Hoxha (Kulturë & Marketing)

Adresa
Pranë teatrit “Bylis”

Copyright © 2024 News Albania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë

Copyright © 2025 News Albania

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms below to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In