Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar për ndryshimet në rregulloren e Kuvendit, sipas së cilës deputetët që ndezin tymuese apo flakë në Kuvend do përjashtohen me dy muaj.
Në një reagim në rrjetet sociale, Meta shkruan se përmes rregullores së re synohet asgjësimi i opozitës dhe thotë se pezullimi i mandateve të deputetëve është antikushtetuese.
Meta thotë se vetëm plotësimi i kërkesave të opozitës rikthen normalitetin në Kuvend.
“Ndryshimet e njëanshme të Rregullores së Kuvendit të bëra në mënyrë arbitrare dhe përjashtuese synojnë asgjësimin e opozitës dhe parlamentarizmit. Ndaj pezullimi i mandateve të deputetëve në këtë mënyrë antikushtetuese është i papranueshëm. Vetëm plotësimi i kërkesave të opozitës rikthen normalitetin në Kuvend dhe garanton rolin e tij kontrollues ndaj qeverisë“, shprehet Meta.