Në listën e emrave të kandidatëve për deputetë të PD në Tiranë ra në sy dhe ai i regjisorit Robert Budina, i cili së bashku me të vëllanë Edmondin, protestuan dy vite kundër shembjes së godinës së Teatrit Kombëtar.
Por mesa duket pas aktivizimit, Basha duket se ka vendosur të ‘shpërblejë’ njërin prej tyre.


Ky vendim ka sjellë dhe reagimin e avokates së njohur Mirela Cela Jorgo, e cila gjithashtu ishte aktiviste në mbrojtje të asaj kauze.
Sipas saj Robert Budina e ka përdorur këtë gjë për të përfituar politikisht.
REAGIMI I PLOTE:
Dmth vëllezerit Budina mashtruan 2 vjet e gjysëm tek mikrofoni i sheshit te teatrit se nuk donin karriere politike me protesten.
E ju jeni kokrrat e legenave.
PO VETËM TË JENË BUDALLENJË SHQIPTARËT DHE MILITANTËT E PD T’JU BESOJNE JUVE, O BUDINA.
Aktruat 2 vjet e gjysëm në atë shesh me fjalime patetike.
Po si mund te jeni te besueshëm kur shfrytezuat nje kauz aq qytetare.
Si nuk ju vjen turp”, nënvizon ajo.
Më tej Cela shton se:
“Jo vetëm që paska patur te drejtë Rama dhe Veliaj qe thoshin se këta jane per interesat e tyre.. Po çfare kusuri kishim ne që e donim me zemër atë kauzë.