Pas disa muajsh ndërprerje, rinis procesi i vettingut në Policinë e Shtetit. Brenda pak ditësh pritet të bëhet seanca e parë.
Report Tv mëson se subjekti i parë që do të kalojë në sitën e këtij procesi është Edmond Sulaj, aktualisht drejtor i Policisë së Shkodrës.
Sula do të japë shpjegime në tre shtylla hetimi, pasuri, aftësi profesionale dhe pastërti figure.