6 June, 2026
  • Login
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
No Result
View All Result
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
News Albania
No Result
View All Result
Home Bota

Rikthehet Obama, do të jetë folës kryesorë në Kuvendin e Demokratëve

by News Albania
20/08/2020
in Bota
0
19
VIEWS
Share on Facebook

Rikthehet Obama, do të jetë folësi kryesor i natës së tretë të Kuvendit të Demokratëve.

Ish-Presidenti Barack Obama dhe kandidatja për nënpresidente Kamala Harris, janë në krye të një liste emrash të njohur demokratë që do të flasin në Kuvendin virtual të kësaj partie të mërkurën në mbrëmje.

Dy netët e kaluara, një numër përkrahësish të kandidatit demokrat për president Joe Biden, përfshirë disa republikanë të njohur që kanë dalë kundër Presidentit Donald Trump, kanë shprehur mbështetjen për demokratin 77 vjeçar dhe e kanë karakterizuar presidencën e zotit Trump si kaotike dhe të paqëndrueshme.

Sulme të mëtejshme ndaj tij priten natën e tretë, ndërsa demokratët po përpiqen të bindin elektoratin amerikan se kishte gabuar me zgjedhjen e Presidentit Trump në vitin 2016 dhe se zoti Biden do të ndryshojë frymën aktuale të politikës amerikane dhe angazhimin me aleatët.

55 vjeçarja Harris, do të mbajë fjalimin e saj më të rëndësishëm politik, pasi shërbeu për vite si prokurore në Kaliforni, para se të zgjidhej senatore në vitin 2016.

Zonja Harris, e bija e një nëne nga India dhe një babai nga Xhamaika, është e para grua afrikano-amerikane dhe indiano-amerikane, kandidate për Nënpresidente për një nga partitë kryesore.

Ajo do të flasë nga Delauer, shteti i zotit Biden, i cili po ashtu do të flasë nga ky shtet të enjten në mbrëmje, për të pranuar emërimin e partisë së tij.

Zoti Biden shërbeu si Nënpresident për Presidentin Obama për tetë vjet, para se zoti Trump të fitonte ndaj ish-Sekretares së Shtetit, Hillary Clinton në zgjedhjen e vitit 2016.

Për pjesën më të madhe të presidencën së zotit Trump, zoti Obama nuk i është përgjigjur sulmeve të shpeshta të pasardhësit të tij në Twitter. Por kur zoti Biden u bë kandidati i demokratëve, ai shprehu me forcë mbështetjen për ish-zëvendësin e tij duke kritikuar presidentin Trump.

Për shkak të pandemisë së koronavirusit, zoti Biden ka bërë kryesisht fushatë në mënyrë virtuale, ose me grumbullime të vogla në Delauer dhe qytetin e Filadelfias në Pensilvani.

Folës të tjerë të mërkurën në Kuvendin e demokratëve, janë zonja Clinton si edhe dy kritike të ashpra të zotit Trump, Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve Nancy Pelosi dhe senatorja progresiste Elizabeth Warren nga Masaçusets, që ishte kandidate brenda partisë për presidente./VOA

Share this:

  • Share on WhatsApp (Opens in new window) WhatsApp
  • Share on Facebook (Opens in new window) Facebook
  • Share on X (Opens in new window) X

Të ngjashme

  • Trending
  • Comments
  • Latest
“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

22/07/2022
Tre gratë që flitet se fshihen pas vdekjeve të Olldashit, Santos dhe Tanit të ‘Topit’ të cilat politika dhe media i fshehu

Tre gratë që flitet se fshihen pas vdekjeve të Olldashit, Santos dhe Tanit të ‘Topit’ të cilat politika dhe media i fshehu

19/07/2022
Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

16/12/2024
Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

17/03/2023
Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Përfundon afati për kreun e SPAK/ Në garë 4 kandidatë (EMRAT)

Biznesmeni Pandeli Carapuli zyrtarisht nën hetim, SPAK i komunikon akuzën

Besim Dybeli: Made -in Elbasan!

Besim Dybeli: Made -in Elbasan!

Lajm i fundit: Hetimi i Ilir Metës nga SPAK, reagim i fortë i ambasadores amerikane Yuri Kim

Lajm i fundit: Hetimi i Ilir Metës nga SPAK, reagim i fortë i ambasadores amerikane Yuri Kim

Nga Mentor Kikia: Disa sygjerime për “Revolucionin”!

05/06/2026

Athinë: Një letër e hapur e gazetarit Vladimir Selamaj zotit Adrian Daulle, Kryetar i Asamblesë së Diasporës Shqiptare-Greqi

05/06/2026

Lamtumirë, Heroi ynë!

05/06/2026
Përfundon afati për kreun e SPAK/ Në garë 4 kandidatë (EMRAT)

Biznesmeni Pandeli Carapuli zyrtarisht nën hetim, SPAK i komunikon akuzën

05/06/2026

Drejtor
Vladimir Muçaj

Kryeredaktor
Besim Dybeli

Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka
Ymer Hysa
Fidalete (Ahmeti) Muçaj
Greta Hoxha (Kulturë & Marketing)

Adresa
Pranë teatrit “Bylis”

Copyright © 2024 News Albania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë

Copyright © 2025 News Albania

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms below to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In