Kush fshihet pas sulmit që gazetarja Klodiana Lala po i bën Drejtuesit të SPAK, Arben Kraja?
Këtë pyetje i kam bërë vetes, pothuaj gjatë gjithë javës, kur e dëgjova gazetaren Lala tek sulmonte në një nga emisionet e darkës, Drejtuesin e SPAK Arben Kraja.
Nuk kam ndërmënd të bëj avokaten e z. Kraja, pasi si unë ashtu dhe Qëndrestarët e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit kemi reaguar ligjërisht kundra veprimeve antiligjore të Drejtuesit të SPAK, por mënyra sesi znj. Lala kërkonte dështimet në SPAK duke ju referuar nominalisht Drejtuesit të saj, më la shije të keqe.
Gazetarja Lala shquhet për aftësitë profesionale gazetareske ashtu edhe për ato juridike (sipas deklarimeve të saj se e ka mbaruar juridikun me nota 10), dhe besoj se e di që Drejtuesi i SPAK nuk meret me hetimet.
Në këtë kuadër, të akuzosh z. Kraja për dosje që hetohen nga prokurorë të tjerë, minimalisht është mosnjohje e ligjit dhe e realitetit.
Ajo që unë ngre si pyetje thelbësore është se pse znj. Lala ka zgjedhur të proklanojë dështimet e SPAK duke e lidhur me z. Kraja, bazuar në çështje të vitit 2010 e që lidhen me deputetin Lulzim Basha dhe, jo me dosjet e nxehta që sot ka SPAK në duar?
Se kur prokurorët e SPAK kanë dosje të nxehta si ajo e Teatrit Kombëtar apo inceneratorët, devijimi i vëmëndjes nga znj. Lala duke gjetur “përgjegjësin” te z. Kraja, qartësisht është lëvizje me prapavijë politike.
Problemi qëndron se kush fshihet pas kësaj lëvizje?
Nëse znj. Lala do kishte shqetësim realisht për dështimin e punës nga SPAK, së pari do pyeste prokurorin që ka dosjen e Teatrit Kombëtar:
- Përse nuk ka bërë asnje veprim hetimor lidhur me çështjen?
- Pse nuk ka kërkuar marrjen e masës të sekuestros preventive, kur ka raste precedente të ngjashme?
- Çfarë ka bërë dy vjet ky prokuror që lë çështjen pa asnjë veprim dhe kur çështje pas kësaj kanë shkuar për gjykim?
Ka shumë pyetje lidhur me çështjen e Teatrit pasi ne ja kemi zbardhur dhe ja kemi bërë gati prokurorit, por po e lë me kaq.
Nëse nuk donte të zinte me gojë çështjen e Teatrit, pse nuk pyeti për inceneratorët qe po mbushin një vit e gjysëm nga kallëzimet e LSI?
Ne e dimë se znj. Lala jo vetëm që ka refuzuar sistematikisht të jepte lajme lidhur me betejën ligjore të Teatrit (fakt të cilin ja kemi bërë me dije dhe drejtuesve të televizionit ku paguhet ligjërisht), po me veprime konkludente dizinformonte publikun.
Gazetarja “trime” që futej në parcelat e hashashit dhe në automjetin e kriminelëve më të rrezikshëm dhe më të kërkuar, nga kush kishte frikë të jepte lajme per Teatrin teksa pinte kafe përballë dyerve të SPAK?
Se edhe kur erdhi seancën e parë në Gjykatën Kushtetuese, sa pa që Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, ishte palë e tretë dhe mbrohej fatmirësisht jo nga avokatët sorosistë nuk u duk më.
Më mirë për ne.
Shijuam fitoren e merituar.
Meqenëse ra fjala te vendimi.i Gjykatës Kushtetuese,
Pse nuk e pyet znj. Lala prokurorin se çfarë u bë me dosjen e Aleancës për mosekzekutim vendimi dhe veprime që pengojnë ekzekutimin e një vendimi gjykate?
Ka kaluar pothuaj një vit.
Apo edhe znj. Lala bashkohet me qëndrimin e avokatëve sorosistë se Kushtetuesja nuk e zgjidhi çështjen e Teatrit Kombëtar?
Jo pra jo.
Nuk është kështu (e dini ju se kështu flet ajo shoqja që jeton te Rruga e Elbasanit) ;).
Gjykata Kushtetuese e zgjidhi DREJT dhe i tha Kryetarit të Bashkisë Veliaj,
KTHE Teatrin Kombëtar te Ministria e Kulturës ashtu siç ishte më datë 7 maj 2020 (një ditë para transferimit me VKM Nr.377/2020), do apo nuk do znj. Lala.
Duan apo nuk duan avokatët sorosistë që sponsorizohen nga Erion Veliaj.
Tani pyetjen që kam unë është se znj. Lala është se:
Sabotimin e gjithë lajmeve lidhur me betejën ligjore për Teatrin e ka bërë “ashtu kot” apo me urdhër të Veliajt?
Përceç se çështjet që ka zgjedhur znj. Lala të godasë z. Kraja, më kërciti dhe koha kur gazetarja zgjodhi ta bënte.
A mos lidhet kjo me sulmin që vetë Kryeministri Rama ndërmori ndaj SPAK?
Apo refuzimin që z. Kraja (këtë në fakt të bazuar në dispozitat ligjore), bëri publikisht të hetonte kryesisht persona të shpallur Non Grata?
Përgjigjen e këtyre pyetjeve i di secili prej jush të dashur miq, por ajo që dua të theksoj lidhur me këtë pikë është se pse znj. Lala nuk reagoi në tetor të vitit 2021 kur z. Kraja (në shkelje të ligjit sipas meje dhe gjithë Aleancës) mori pjesë në mbrëmjen gala te prezantimit të filmit Agjenti 007, me ftesë të Erion Veliajt, atij që ka 13 kallëzime në SPAK vetëm nga Aleanca?
Po kur ne i’u drejtuam ILD-së dhe KLP-së lidhur me këtë shkelje të z. Kraja, kjo gazetarja e “shqetësuar” për punën e SPAK, pse nuk e dha lajmin por u kujdes që çdo veprim ligjor i yni të kalonte pa vëmendjen e publikut?
Apo se pjesë e këtij lajmi ishte Veliaj?
Duke qenë se znj. Lala “shqetësohet” kaq shumë për dështimet e SPAK e këto i lidh me z. Kraja, të shkojë në ILD e të informohet lidhur me ankesën tonë se mbase merr ndonjë përgjigje nga z. Metani.
Ne akoma nuk kemi marrë.
Nejse.
Pyetjet e tjera që më vinin në mendje ishin se mos ky sulm lidhej me zgjedhjen e Drejtuesit të ri të SPAK?
Mbase po.
Se nuk ka shpjegim tjetër fakti që znj. Lala sulmoi “pa rënë në sy” edhe kandidatin tjetër të nderuar (A. D.), duke aluduar se “fjalët” që kanë dalë nga N. Dumani se ai ka njeriun e tij në SPAK, janë të vërteta.
Meqenëse znj. Lala informacionet i mer të sakta dhe, me provat që ka marë nga prokurorë të shkarkuar ka marë edhe çmime (Elisa do thonte me këtë rast bëhen edhe filma), do doja të merrte ndonjë informacion se: - Çfarë kanë diskutuar znj. Kim me z. Kraja më datë 8 prill 2022?
- Posti i Drejtuesit të SPAK a mos është ofruar në këmbim të mbylljes së dosjeve të Teatrit Kombëtar?
Deri atëhere, unë dhe gjithë Qendrestarët do vazhdojmë betejën “Drejtësi për Teatrin”.
Do apo nuk do znj. Lala.
Duan apo nuk duan avokatët sorosistë.
Ups se desh harrova.
T’i thotë dikush znj. Lala që nesër nga ora 10.00 mos të kalojë nga SPAK.
Duke qëne se Qendrestarët bëjnë kallëzimin e 17, mos vihet në siklet dhe është “e detyruar” të japë lajmin. 😉