“Të vdekur dalim që këtu”/ Rëndohet gjendja e banorëve të Lumasit në ditën e pestë të grevës së urisë
Banorët e fshatit Lumas kanë hyrë në ditën e gjashte të grevës së urisë, ndërsa gjendja shëndetësore e tyre është rëndaur së tepërmi. Katër prej tyre janë më keq, për shkak se kanë probleme me hipertensionin dhe aritminë. Duke parë situatën, infermierja e fshatit Lumas i ka shkuar në ndihmë atyre. Nga ana tjetër grevistët shprehen se pavarësisht gjendjes së rëndë, ata nuk do e ndalin për asnjë moment nismën e tyre. “Nuk do të ndalemi deri në vdekje, vetëm me barrela mund të na nxjerrin që këtu”, -shprehen të vendosur ata. Kujtojmë se banorët fshatit Lumas janë futur në grevë për shkak të punimeve në burimin e Sinecit dhe kanë kërkuar pezullimin e mënjhershëm të tyre.
Ata shprehen se që prej ditës së parë që janë futur në grevë, nuk ka shkuar askush nga deputetët e qarkut apo pushtetarët për t’i parë nga afër dhe për të folur me ta. Ndërkohë banorët e tjerë të Lumasit kanë vijuar protestën në burimin e Sinecit, ku prej katër muajsh kanë vijuar edhe përplasjet me firmën “Salillari” dhe policinë.