Kryeministri Edi Rama ka publikuar edhe ditën e sotme pamje nga brenda spitaleve COVID, duke zgjedhur kësaj herë ambientin e Sanatoriumit. Sërish duke mos i kursyer fjalët ndaj opozitës, Rama shkruan se realiteti brenda spitaleve është njësoj siç edhe shfaqet në videot e publikuara nga kreu i qeverisë, duke i mohuar zërat që pretendojnë të kundërtën.
“Duan s’duan lehaqeniet e çakërdisura të opozitarizmit vulgar, agresiv, gënjeshtar, realiteti brenda spitaleve Covid është pa pikë dyshimi ai që keni parë këtu, e duke ju ftuar të shihni Pjesën e Tretë të EKSKLUZIVES, nga spitali Covid 2,”-shkruan Rama.
Ndërkohë që një prej mjekëve që shërben tek “Shefqet Ndroqi” tha se 2/3 e të shtruarve në spital kërkojnë oksigjeno-teapi, duke bërë me dije se kanë të lira edhe 30 shtretër që mund të përdoren.