21 July, 2026
  • Login
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
No Result
View All Result
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
News Albania
No Result
View All Result
Home Kronikë

Raporti: Shqipëria e gjashta në botë për canabis…

by News Albania
26/06/2020
in Kronikë
0
29
VIEWS
Share on Facebook

Shqipëria dhe Holanda janë dy shtetet kryesore në Europë që përmenden më shpesh për periudhën 2014-2018 si shtete të origjinës, nisjes dhe tranzitit të barit të kanabisit. Konkluzioni jepet në raportin global të drogave të UNODC (United Nations Office on Drugs and Crime) për vitin 2020, një publikim i Kombeve të Bashkuara.

Sipas raportit, analiza e të dhënave direkte dhe indirekte për periudhën 2010–2018 tregon për një sërë vendesh që ka të ngjarë të kenë kultivim domethënës të kanabisit në raport me shtete të tjera në të njëjtin rajon dhe nënrajon. Për Europën Juglindore, sërish përmendet vetëm Shqipëria. Ndërsa në Europën perëndimore përmenden Holanda, Italia, Mbretëria e bashkuar (plus Irlandën e Veriut), Spanja dhe Belgjika.

Ndërsa për rrëshirën e kanabisit (substanca që nxirret pas presimit të kanabisit), Shqipëria renditet e gjashta në botë për të njëjtën periudhë, sipas një grafiku të publikuar në raport, që rendit “Shtetet kryesore të origjinës së rrëshirës së kanabisit, sipas raportimeve nga shtetet anëtare, 2014-2018” (shiko grafikun në fund). Shqipëria renditet pas Marokut, Afganistanit, Pakistanit, Libanit dhe Iranit, ndërsa është para Holandës dhe Spanjës. Kjo renditje është bazuar numrin e rasteve të përmendura në një pyetësor vjetor që UNODC ka bërë me 68 vende.

Raporti thotë se trafikimi i rrëshirës së kanabisit është më i përqendruar se ai i barit të kanabisit. 51% e rrëshirës së kanabisit në 2018-n u kap në Europën Perëndimore dhe Qendrore. Pas një rënieje në 2010-2016, trafikimi i këtij produkti shënoi sërish një rritje në 2018-n.

Rekordi i prodhimit të kanabisit në Shqipëri vijon të mbetet viti 2016, i matur indirekt përmes rrënjëve të asgjësuara, që arritën në 2.5 milionë.

Rritet përdorimi i drogave në botë

Përdorimi i drogës në të gjithë botën ka qenë në rritje, për sa i përket numrit të përgjithshëm dhe peshës së popullsisë në botë që përdor drogë. Në vitin 2009, kishte 210 milion përdorues të vlerësuar, që përfaqësonin 4.8 për qind të popullsisë globale të moshës 15-64 vjeç, krahasuar me 269 milion përdorues të vlerësuar në 2018, ose 5.3 për qind të popullsisë.

Ndikimi nga Covid-19

Ndikimi i pandemisë për tregjet e drogës, është i panjohur dhe i vështirë për t’u parashikuar, por mund të jetë i gjerë, vlerëson raporti. Disa prodhues mund të detyrohen të kërkojnë mënyra të reja për të prodhuar drogat, pasi kufizimet në lëvizjen mund të shkaktojnë probleme në sigurimin e lëndës së parë. Trafikantët mund të duhet të gjejnë rrugë dhe metoda të reja pasi kufizimet e udhëtimit i ndalojnë ata të kalojnë kufijtë.

Si rezultat i pandemisë COVID-19, më shumë fermerë mund të nxiten të kryejnë kultivim të paligjshëm të narkotikëve, qoftë për shkak se autoritetet shtetërore mund të jenë më pak të afta të ushtrojnë kontroll ose sepse më shumë njerëz mund të duhet të përdorin veprimtari të paligjshme për të përballuar krizën ekonomike.

Kufizimet në transportin ajror dhe tokësor mund të nxisin trafikun përmes detin, që mundëson dhe transportin e sasive më të mëdha dhe me një rrezik më të ulët për t’u kapur.

Një raport i mëparshëm i Interpol dhe Qendrës Europiane për Monitorimin e Drogave dhe varësisë ndaj Drogave (EMCDDA) gjeti se në Shqipëri, e cila është një prodhues i barit të kanabisit për tregjet europiane, kultivimi i kësaj bime pritet të rritet, teksa burimet për zbatimin e ligjit janë zhvendosur për të mundësuar zbatimin e masave kufizuese ndaj Covid-19. Rritja e prodhimit duket e nxitur nga mungesa e këtij produkti në tregjet europiane pas pandemisë dhe rritjes së çmimit të kanabisit në shumë shtete, si Francë, Belgjikë, Norvegji, Spanjë etj. Ndërsa disponueshmëria e kanabisit (oferta) ka rënë në pjesën më të madhe të shteteve të Europës. E njëjta tendencë është konstatuar dhe për heroinën dhe kokainën./ Monitor

Tags: lajme
  • Trending
  • Comments
  • Latest
“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

22/07/2022
Tre gratë që flitet se fshihen pas vdekjeve të Olldashit, Santos dhe Tanit të ‘Topit’ të cilat politika dhe media i fshehu

Tre gratë që flitet se fshihen pas vdekjeve të Olldashit, Santos dhe Tanit të ‘Topit’ të cilat politika dhe media i fshehu

19/07/2022
Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

16/12/2024
Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

17/03/2023
Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Shooting More than 40 Years of New York’s Halloween Parade

Why Millennials Need to Save Twice as Much as Boomers Did

Doctors take inspiration from online dating to build organ transplant AI

Geraldo Enes Rexhvelaj dhe profili i tij akademik

18/07/2026

Sokol Guga, Monika Zguro dhe Albert Dumani do të prezantojnë edicionin e 12-të të spektaklit “Krishtëlindje në Tiranë 2026”

18/07/2026
Rama: Forcimi i lekut është sukses dhe dëshmi e pakundërshtueshme e rritjes së ekonomisë shqiptare

Gati të japim 1 miliard euro për bizneset e vogla/ Rama: Kushdo që ka një plan serioz, të aplikojë dhe merr 2 milionë euro kredi me 2-3% interes

17/07/2026
Konflikti në lokal përfundon me plagosjen e 59-vjeçarit, arrestohen autori i dyshuar

Konflikti në lokal përfundon me plagosjen e 59-vjeçarit, arrestohen autori i dyshuar

17/07/2026

Drejtor
Vladimir Muçaj

Kryeredaktor
Besim Dybeli

Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka
Ymer Hysa
Fidalete (Ahmeti) Muçaj
Greta Hoxha (Kulturë & Marketing)

Adresa
Pranë teatrit “Bylis”

Copyright © 2026 News Albania

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë

Copyright © 2026 News Albania