17 August, 2026
  • Login
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
No Result
View All Result
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
News Albania
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Raporti: Paratë e paligjshme në Kosovë, investohen në bregdetin e Shqipërisë

by News Albania
29/08/2020
in Aktualitet
0
28
VIEWS
Share on Facebook

Të ardhurat nga korrupsioni dhe abuzimi me pushtetin janë burimi kryesor i prurjeve financiare të paligjshme në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut thotë raporti më u fundit i Nisma Globale Kundër Krimit të Organizuar Ndërkombëtar.

Kjo bashkësi globale ekspertësh thotë se, tek burimet e paligjshme financiare në Maqedoninë e Veriut ndikohen shumë nga pozicioni i vendit në korridorin tranzit të njerëzve dhe mallrave nga Azia për në Evropën perëndimore.

Sipas raportit komponenti kryesor i prurjeve të paligjshme të krimit në RMV është korrupsioni dhe abuzimi me pushtetin, ndërsa statistikat qeveritare tregojnë se numri i këtyre krimeve po rritet vazhdimisht vit pas viti.

“Megjithë përpjekjet e shumta anti-korrupsion, ky problem mbetet shumë i përhapur në formën e ryshfeteve për favore e shërbime, që duhet të jetë forma më e lehtë për t’u eliminuar. Kjo tregon se kemi të bëjmë me një traditë tolerance ndaj korrupsionit dhe pushtetit të dobët të ligjit. Paratë zakonisht dalin nga Maqedonia e Veriut drejt llogarive në parajsa financiare dhe juridiskione sekrete me taksa shumë të ulëta, ku nuk janë të detyruar që të raportojnë mbi identitetin e pronarit të llogarisë bankare”, thuhet në raport.

Bogodorica, Tabanovce dhe aeroporti ndërkombëtar i Shkupit janë pikat e kalimit kufitar ku janë kapur sasitë më të mëdha të valutës së huaj që po hynte në vend ndërsa transfertat e shpejta të parave janë një tjetër kanal për kalimin e fondeve të paligjshme në Maqedoninë e Veriut vijon më tej raporti.

Edhe në Kosovë situata paraqitet e njëjtë pasi komponentit kryesor i të ardhurave të paligjshme është korrupsioni dhe abuzimi me pushtetin.

Për Kosovën raporti thekson se, ndërtimi i rrugëve është një nga sektorët më të ekspozuar ndaj korrupsionit me kontrata publike.

“Për shembull, janë vërejtur disa raste të shkeljeve të tenderit për ndërtimin e autostradës së Gjilanit, dhe projekteve të tjera”, thuhet në raport.

Në Kosovë  mbetet problem dhe trafikimi i drogës dhe qenieve njerëzore duke përfituar nga pozita gjeografike e vendit.

Po për shkak të pozitës gjeografike por edhe nga kufijtë e ekspozuar shtuar dhe zonën e kontestuar në veri, Kosova është bërë qendër e kontrabandës së mallrave të falsifikuara dhe tregtisë së paligjshme, veçanërisht cigareve.

“Mallrat shpesh dalin nga vendi nëpërmjet pikave ‘alternative’ të kalimit të kufirit, zakonisht nëpër male apo zona të tjera me terren të vështirë. Grupet e krimit të organizuar nga Kosova bashkëpunojnë me rrjete më të mëdha kriminale në Ballkanin perëndimor për prodhimin dhe kontrabandën e cigareve, me lidhje që shkojnë deri në Lindjen e Mesme. Kanalet e pastrimit të parave në Kosovë vazhdojnë të bazohen tek paratë kesh”, vë theksin raporti.

Një tjetër sektor me rrezikshmëri të lartë të pastrimit të parave janë dhe lojrat e fatit, pavarësisht se kumari është ndaluar me liq në vitin 2019, një numër i madh ish-kazinosh dhe pikash bastesh janë kthyer në kafene, restorante dhe hotele, ku lojërat e fatit dhe pastrimi i parave vazhdon.

Gjithashtu ashtu si në Shqipëri, paratë pastrohen edhe nëpërmjet ndërtimit dhe sektorit të pasurive të paluajtshme. Sipas raportit një sërë kompanish ndërtimi janë në pronësi të të afërmve apo bashkëpunëtorëve të politikanëve me pozitë të lartë.

“Kompanitë i paguajnë punëtorët e tyre me para në dorë, dhe punonjësit depozitojnë sasi të mëdha parash në llogaritë e tyre bankare. Sidoqoftë, paratë e pista që gjenerohen në Kosovë nuk pastrohen vetëm në sektorin vendas të ndërtimit: grupe kriminale kosovare duket se po investojnë në pasuri të paluajtshme në bregdetin shqiptar”, thuhet në raport.

Tags: lajme
  • Trending
  • Comments
  • Latest
“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

22/07/2022
Tre gratë që flitet se fshihen pas vdekjeve të Olldashit, Santos dhe Tanit të ‘Topit’ të cilat politika dhe media i fshehu

Tre gratë që flitet se fshihen pas vdekjeve të Olldashit, Santos dhe Tanit të ‘Topit’ të cilat politika dhe media i fshehu

19/07/2022
Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

16/12/2024
Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

17/03/2023
Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Shooting More than 40 Years of New York’s Halloween Parade

Why Millennials Need to Save Twice as Much as Boomers Did

Doctors take inspiration from online dating to build organ transplant AI

Geraldo Enes Rexhvelaj dhe profili i tij akademik

18/07/2026

Sokol Guga, Monika Zguro dhe Albert Dumani do të prezantojnë edicionin e 12-të të spektaklit “Krishtëlindje në Tiranë 2026”

18/07/2026
Rama: Forcimi i lekut është sukses dhe dëshmi e pakundërshtueshme e rritjes së ekonomisë shqiptare

Gati të japim 1 miliard euro për bizneset e vogla/ Rama: Kushdo që ka një plan serioz, të aplikojë dhe merr 2 milionë euro kredi me 2-3% interes

17/07/2026
Konflikti në lokal përfundon me plagosjen e 59-vjeçarit, arrestohen autori i dyshuar

Konflikti në lokal përfundon me plagosjen e 59-vjeçarit, arrestohen autori i dyshuar

17/07/2026

Drejtor
Vladimir Muçaj

Kryeredaktor
Besim Dybeli

Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka
Ymer Hysa
Fidalete (Ahmeti) Muçaj
Greta Hoxha (Kulturë & Marketing)

Adresa
Pranë teatrit “Bylis”

Copyright © 2026 News Albania

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë

Copyright © 2026 News Albania