19 August, 2026
  • Login
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
No Result
View All Result
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
News Albania
No Result
View All Result
Home Ekonomi

Raporti i Moody’s/ Shqipëria në ‘vendnumëro’, frikë për korrupsionin dhe PPP, Ministria e Financave e sheh si do vetë: Renditja s’ka ndryshuar, jemi ekonomi B1

by News Albania
12/07/2020
in Ekonomi
0
42
VIEWS
Share on Facebook

Moody” ka publikuar raportin e radhës për Shqipërisë, duke e vlerësuar vendin sërish si një vit më parë; një ekonomi e nivelit B1. Gjithashtu në raport shkruhet se vendi ka një ekonomi të vogël, e cila është e ekspozuar lehtësisht ndaj rreziqeve dhe që po tenton të integrohet në Europë për të adresuar problemet me sundimin e ligjit dhe korrupsionin.

Raporti përmend edhe “PPP”, duke shtuar se falë përdorimit të tyre është rritur ndjeshmëria ndaj rrezikut.

Nuk ka vonuar as edhe një reagim nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, e cila e ka cilësuar pozitive vlerësimin e Shqipërisë në B1, duke u shprehur se raporti sjell në vëmendje angazhimin e vendit në rrugën drejt Bashkimit Evropian.

“Plotësimi më i fundit, që Moody’s i bën vlerësimit të Shqipërisë, ruan të pandryshuar renditjen e Shqipërisë në B1, pas emetimit të suksesshëm të Eurobondit në muajin Qershor të këtij viti. Vlerësimi i qëndrueshëm, thekson me pozitivitet dhe me renditjen më të lartë ndër indikatorët, ecurinë e institucioneve dhe qeverisjen e vendit. Paketat e Qeverisë i kanë shërbyer lehtësimit të barrës së biznesit në vend dhe kanë mbështetur qytetarët në këto muaj të pandemisë. Nismat e fundit të Qeverisë do të lehtësojnë klimën e të bërit biznes dhe do të nxisin formalizimin e mëtejshëm të ekonomisë,”-shkruhet në reagimin e plotë të Ministrisë. 

RAPORTI I MOODY’s:

Shërbimi i Investitorëve Moody (“Moody’s”) ka rishikuar të gjitha vlerësimet e dhëna duke pasur në vëmendje zhvillimet e fundit, dhe një krahasim të profilit financiar me vendet që kanë faktorë të ngjashëm. Moody’s ka përfunduar rishikimin periodik të Shqipërisë. Profili i kredisë në Shqipëri (vlerësimi i emetuesit B1) është i kufizuar nga forca ekonomike “ba3” e vendit që pasqyron një ekonomi të vogël të ekspozuar ndaj rrezikut mjedisor, me një shkallë diversifikimi relativisht të ulët në krahasim me vendet e tjera. Gjithashtu Shqipërisë i duhet që të përshtatet me një numër të madh sfidash strukturore. Për institucionet dhe fuqinë e qeverisjes (që vlerësohen me ‘ba2’) nënvizohen hapat që ka marrë qeveria në rrugën e anëtarësimit në BE dhe dhe nevoja e adresimit të dobësive në fushën e rrezullave të lojës dhe kontrollit të korrupsionit. Në rishikim, paralajmërohen rreziqet fiskale, e cila ka një vlerësim më të ulët (b1-spekulative dhe me një rrezik të lartë krediti), duke marrë në konsideratë nivelin e lartë të borxhit publik dhe detyrimet e mundshme që rrjedhin nga sektori i energjisë. Një tjetër element që paralajmërohet në raport është rritja e varësisë nga financimet jashtë bilancit në formën e partneriteteve publike private (PPP), që është përdorur nga qeveria si një mënyrë për të rritur investimet. Nga rreziqet e mundshme përfshihen dhe ato të lidhura me nivelin e lartë të euroizimit të vendit. Moody’s njofton se i kryen këto rishikime periodike përmes rishikimeve të portofolit në të cilat Moody rivlerëson përshtatshmërinë e çdo vlerësimi të jashtëzakonshëm në kontekstin e metodologjisë përkatëse kryesore (et), zhvillimet e fundit, dhe një krahasim të profilit financiar dhe operativ me vendet me vlerësim të ngjashëm. Që nga 1 janari 2019, Moody publikon një njoftim për shtyp pas çdo shqyrtimi periodik që njofton përfundimin e tij.

REAGIMI I MEF:

Raportet e mëparshme të kompanive ndërkombëtare kanë vlerësuar përmirësimin e profilit makroekonomik, progresin në reformat strukturore dhe institucionale, si dhe konsolidimin fiskal të arritur gjatë viteve të fundit. Plotësimi më i fundit, që Moody’s i bën vlerësimit të Shqipërisë, ruan të pandryshuar renditjen e Shqipërisë në B1, pas emetimit të suksesshëm të Eurobondit në muajin Qershor të këtij viti. Vlerësimi i qëndrueshëm, thekson me pozitivitet dhe me renditjen më të lartë ndër indikatorët, ecurinë e institucioneve dhe qeverisjen e vendit. Moody’s sjell në vëmendje të investitorëve veçanërisht angazhimin e vendit në rrugën drejt Bashkimit Evropian, angazhim i konfirmuar edhe nga Këshilli i Bashkimit Evropian në muajin Mars të këtij viti. Përpjekjet e Qeverisë Shqiptare për të reduktuar borxhin publik dhe deficitin buxhetor do të vijojnë në koordinim me institucionet ndërkombëtare, për të siguruar konsolidmin fiskal të financave publike shqiptare, menjëherë pas përballimit të situatës së pandemisë. Diversifikimi i ekonomisë dhe burimeve energjetike po vazhdon përmes projekteve novatore në sektor, duke reduktuar varësinë nga burimet ujore. Paketat e Qeverisë i kanë shërbyer lehtësimit të barrës së biznesit në vend dhe kanë mbështetur qytetarët në këto muaj të pandemisë. Nismat e fundit të Qeverisë do të lehtësojnë klimën e të bërit biznes dhe do të nxisin formalizimin e mëtejshëm të ekonomisë. Qeveria Shqiptare po angazhohet, të adresojë nevojat e qytetarëve për një rimëkëmbje të ekonomisë, përmes propozimeve në Aktin Normativ të Buxhetit të miratuar këtë javë, ndërkohë që Reforma në Drejtësi nuk ka rreshtuar së qënuri prioritet qeverisës.

Ndërsa opozita e pa ndryshe raportin e “Moody”, përmes një statusi në rrjetet sociale, Tabaku shkruan se qeveria shqiptare është pengesë kryesore për ecurinë ekonomike të vendit. Sipas këtij raporti, Tabaku shtron se ajo qe bie në sy është se ekonomia shqiptare konsiderohet me risqe të larta dhe se kritikohet mungesa e vullnetit të qeverisë për të luftuar krimin e organizuar.

  • Trending
  • Comments
  • Latest
“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

22/07/2022
Tre gratë që flitet se fshihen pas vdekjeve të Olldashit, Santos dhe Tanit të ‘Topit’ të cilat politika dhe media i fshehu

Tre gratë që flitet se fshihen pas vdekjeve të Olldashit, Santos dhe Tanit të ‘Topit’ të cilat politika dhe media i fshehu

19/07/2022
Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

16/12/2024
Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

17/03/2023
Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Shooting More than 40 Years of New York’s Halloween Parade

Why Millennials Need to Save Twice as Much as Boomers Did

Doctors take inspiration from online dating to build organ transplant AI

Geraldo Enes Rexhvelaj dhe profili i tij akademik

18/07/2026

Sokol Guga, Monika Zguro dhe Albert Dumani do të prezantojnë edicionin e 12-të të spektaklit “Krishtëlindje në Tiranë 2026”

18/07/2026
Rama: Forcimi i lekut është sukses dhe dëshmi e pakundërshtueshme e rritjes së ekonomisë shqiptare

Gati të japim 1 miliard euro për bizneset e vogla/ Rama: Kushdo që ka një plan serioz, të aplikojë dhe merr 2 milionë euro kredi me 2-3% interes

17/07/2026
Konflikti në lokal përfundon me plagosjen e 59-vjeçarit, arrestohen autori i dyshuar

Konflikti në lokal përfundon me plagosjen e 59-vjeçarit, arrestohen autori i dyshuar

17/07/2026

Drejtor
Vladimir Muçaj

Kryeredaktor
Besim Dybeli

Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka
Ymer Hysa
Fidalete (Ahmeti) Muçaj
Greta Hoxha (Kulturë & Marketing)

Adresa
Pranë teatrit “Bylis”

Copyright © 2026 News Albania

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë

Copyright © 2026 News Albania