Televizioni TV1 Channel, i cili në ambientet shkodrane njihet si Shkodra TV1, nuk është kurrë indiferent për aktivitete veçanërisht kulturore që përcjellin vlera të cilat ose zhvillohen në Shkodër, ose vijnë në Shkodër nga të gjitha trevat shqiptare.
Dhe për këtë unë dua të them fjalët më të mira, dua të bëj lavdërimet më të mëdha, sepse edhe në kohen e pikut të pandemisë “TV1 Channel” ishte çdo ditë pranë teleshikuesëve shkodranë, pranë teleshikuesëve shqiptarë, e nëpërmjet internetit, pranë gjithë shqiptarëve anë e mbanë botës.
Sot në ambientet e Grand Hotel Europa u realizua një intervistë me një personalitet të kulturës shqiptare, i cili pa dyshim mund të emërohet Ambasadori i kësaj kulture në Shqipëri, në Ballkan dhe në gjithë atë që UNESKO e quan Trashëgimi Kulturore e Popujve. Ky personalitet i quajtur Sejmen Gjokoli u “përball” sot me një tjetër personalitet të TV1 Channel, me gazetaren dhe drejtuesen e emisionit “Pasdite në TV1 Channel” Sidola Osja dhe në bashkëbisedimin e tyre u thanë shumë gjëra, ku i ftuari përveç se tregoi arësyen e ardhjes së tij në Shkodër që kishte lidhje me një aktivitet që kishte organizuar Shoqata “The Door” me president z.Kastriot Faci, por nëpërmjrt intervistës z.Sejmen Gjokoli foli edhe pë historikun e festivalit”Aulona Folk Festival” si drejtor i këtij festivali, por edhe për të gjitha vlerat mbarëkombëtare të Folklorit dhe Trashëgimisë Kulturore mbarëshqiptare.
Duke falenderuar këtë gazetare të mrekullueshme të medias televizive, duke falenderuar edhe TV1 Channel, i ftoj të gjithë teleshikuesit shkodranë e të gjithë ata ku emetohet sinjali i këtij televizioni ta ndjekin me siglen “Pasdite në TV1”.
Do të ndjeheni mirë, ju siguroj për këtë.
Drejtor
Vladimir Muçaj
Kryeredaktor
Besim Dybeli
Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka