Gjatë konferencës së mbajtur këtë të premtë, Kryeministri Edi Rama, është përplasur me një prej gazetarëve të pranishëm.
Gazetari e pyeti Ministren Olta Xhaçka, se a e ka takuar bashkëshortin e saj, investitor strategjik, në prani të dy anëtarëve të administratës, siç e parashikon kodi i ri etik, apo e ka thyer kodin e ri i cili parashikon sanksione deri në largim nga puna.
Kësaj pyetjeje kryeministri Edi Rama, iu përgjigj i cili tha se përgjigjen do të ta jap unë, duke i thënë gazetarit se do kalosh në riedukim për 3 muajt e ardhshëm.
Debati:
Gazetari: “Në 29 Prilli të këtij viti ka hyrë në fuqi kudo i ri etik që parashikon sanksione deri në largim nga detyra për ministret që e shkelin. Një nga pikat e këtij kodi është që ministret nuk duhet të takohen me biznesmenë dhe duhet të takohen vetëm kur janë në praninë e dy punonjësve të administratës. Po ju e keni zbatuar këtë pikë? E keni takuar burrin tuaj biznesmen dhe investitor strategjik në praninë e dy punonjësve të administratës apo e keni shkelur kodin etik”.
Rama: “Tani këtu përgjigjen ta jap unë. Do kalosh në riedukim për 3 muajt e ardhshëm. Nuk je i mirëseardhur në asnjë konferencë shtypi”.
Gazetari: “Kodi etik a do zbatohet, ju vetë keni thënë që do ketë sanksione deri në largim nga puna”.
Rama: “Kjo është një tjetër shkelje e kodit etik të gazetarit ndërkohë vazhdon mban fjalime. Për pyetje të përsëritura pa asnjë etikë, ka një proces që quhet riedukim, përgjigjet e radhës do e marrësh pas tre muajsh, në tetor hajde”.