Gjithashtu në fokus të bisedës prej një ore të kryeministrit shqiptar dhe kancelares gjemrane ka qenë edhe progresi i Shqipërisë pas vendimit për çeljen e negociatave, Konferenca e Parë Ndërqeveritare me BE, kryesimi i OSBE-së nga Shqipëria dhe sfidat që e presin vendit tonë deri në fund të muajit dhjetor, kohë kur mbyllet dhe mandati për kryesimin e OSBE-së. Në fund, Rama shkruan se Merkel për të, është një mike e shkëlqyer që e njeh, e kupton dhe e ndjek rajonin e Shqipërinë gjithashtu
Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një bisedë prej 60 minutash me kancelaren Angela Merkel. Përmes një statusi në rrjetet sociale, teksa ka publikuar edhe foto nga biseda me Merkel, Rama shkruan se folën për Planin e Madh të Investimeve të Bashkimit Europian për Ballkanin Perëndimor dhe nxitjen e mëtejshme drejt Shengenit Rajonal.
Gjithashtu në fokus të bisedës prej një ore të kryeministrit shqiptar dhe kancelares gjemrane ka qenë edhe progresi i Shqipërisë pas vendimit për çeljen e negociatave, Konferenca e Parë Ndërqeveritare me BE, kryesimi i OSBE-së nga Shqipëria dhe sfidat që e presin vendit tonë deri në fund të muajit dhjetor, kohë kur mbyllet dhe mandati për kryesimin e OSBE-së. Në fund, Rama shkruan se Merkel për të, është një mike e shkëlqyer që e njeh, e kupton dhe e ndjek rajonin e Shqipërinë gjithashtu.
“Me Kancelaren Merkel, biseduam pak më parë për rreth 60 minuta mbi Planin e Madh të Investimeve të Bashkimit Europian për Ballkanin Perëndimor dhe nxitjen e mëtejshme drejt Shengenit Rajonal; progresin e Shqipërisë pas vendimit për çeljen e negociatave dhe përpjekjet në vijim drejt Konferencës së Parë Ndërqeveritare me BE, si edhe kryesimin e suksesshëm të OSBE nga Shqipëria dhe sfidat deri në përmbylljen e mandatit tonë në dhjetor. Edhe njëherë si gjithnjë, kënaqësi e veçantë biseda me Kancelaren gjermane, një mike e shkëlqyer që e njeh, e kupton dhe e ndjek rajonin tonë e Shqipërinë gjithashtu, me detaje e vëmendje krejt të posaçme!”- shkruan Rama krah fotove.
Pas kësaj telefonate, ka ardhur dhe reagimi i qeverisë gjermane. Zëdhënësi i Qeverisë Federale Steffen Seibert përmes një njoftimi zyrtar, Seibert bën me dije se Rama e Merkel biseduan për situatën e pandemisë, marrëdhëniet bilaterale dhe ekonomike si dhe për situatën në rajon dhe përparimin e Shqipërisë në kuadër të procesit të integrimit në BE. Në njoftim, bëhet me dije se reformat e rëndësishme, të cilat do të përcaktojnë shpejtësinë e bisedimeve, prekin para së gjithash drejtësinë dhe luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.