Duke shfrytëzuar edhe një herë të fundit mbetjet e opozitës në kuvend, Edi Rama ka kryer një lëvizje të beftë që vulos kapjen e institucionit kryesor të rregullimit të medias në vend, Autoritetin e Mediave Audiovizuale. Ish zëdhënësja e Partisë Socialiste përgjatë viteve të opozitës, Armela Krasniqi doli si kandidate kryesore për drejtimin e Autoritetit të Mediave Audiovizuale nga socialistët, përgjatë një mbledhjeje formale të Komisionit parlamentar të Medias.
Ligji parashikon që mazhoranca të propozojë 4 kandidatura për kryetarin e AMA-s dhe për të shmangur emërimin e personave thellësisht politikë në drejtim të institucionit, i jepet mundësia opozitës të eleminojë dy prej kandidaturave. Dy të tjerat vazhdojnë më garën dhe votohen në parlament.