Kryeministri Edi Rama ka reaguar për protestat e ditëve të fundit nga ambientet e QSUT ku vizitoi një nga efektivët e plagosur. Ai i quajti protestuesit lukuni halabakësh, të cilët mbështeten nga opozita dhe presidenti.
“Është një skenë absurde ku na duhet të jemi këtu për të qenë pranë efektivit të policisë që rrezikon të humbë dritën e syrit, ndërkohë që një lukuni e dalë nga nuk e di se ku ka marrë përsipër të nxjerrë sytë e policëve të shtetit dhe t’i fusë gishtat në sy qytetarëve shqiptarë.