Kreu i qeverisë Edi Rama thotë se sistemi shëndetësor në Shqipëri nuk ka asgjë më pak se ato të Europës për përballimin e situatës së Covid-19. Me anë të një statusi më rrjetet sociale, Rama shkruan se infektimet dhe humbjet e jetëve në Shqipëri janë në mesataren e rajonit.
Ai apelon të zbatohen rekomandimet e mjekëve për mbajtjen e maskës, ruajtjen e distancës dhe bën thirrje për mbrojtje nga dezinformimi. Me besim dhe durim, vijon kryeministri, do ta kalojmë këtë sprovë të jashtëzakonshme.
” Infektime nën mesataren e rajonit. Humbje jete nën mesataren e rajonit. Spitalet Covid asgjë mangut nga kudoqoftë tjetër nëpër Europë. Mjekë e infermierë të palodhur. Qeveri në krye të detyrës. Mbani Maskën, Ruani Distancat, Mbrohuni NgaDizinformimi. Me BESIM dhe DURIM do ta kalojmë edhe kêtë sprovë të jashtëzakonshme së bashku”, shkruan Rama.