10 September, 2026
  • Login
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
No Result
View All Result
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
News Albania
No Result
View All Result
Home Kronikë

Qeveria miraton kërkesën e ShIK për agjentë të fshehtë!..

by News Albania
07/06/2020
in Kronikë
0
47
VIEWS
Share on Facebook

Qeveria shqiptare ka miratuar kërkesën e shërbimit informativ për pajisjen me identitet të fshehtë të agjentëve që infiltrohen për të hetuar grupet terroriste, ato të trafikut të armëve dhe të drogës.

Sipas Ora News, drafti i dorëzuar në kuvend nga këshilli i ministrave parashikon edhe shpërblim për mentorët që trajnojnë punonjësit e rinj. Në rast se agjentët largohen nga shish pas një trajnimi duke filluar punë tjetër, projektligji i ngarkon ata me detyrimin për të paguar gjithë shpenzimet financiare të specializimit.

Një kategori punonjësish të shërbimit informativ shtetëror do të pajisen me identitet të dyfishtë për shkak të pjesëmarrjes në operacione speciale me qëllim mbledhjen e të dhënave për terrorizmin, trafikun e drogës, dhe krimet që cenojnë sigurinë kombëtare.

Drafti që e parashikon këtë akt, është dorëzuar nga qeveria shqiptare në parlament për miratim dhe thekson se procedurat për pajisjen, mbajtjen dhe përdorimin e identitetit të dyfishtë do të përcaktohen me udhëzim të përbashkët të drejtorit të Shërbimit Informativ të Shtetit dhe ministrit të Brendshëm.

Në draftin e propozuar nga këshilli i ministrave propozohet rregullimi i trajtimit financiar për 44 efektiva të SHISH, të cilëve do tu kompensohet financiarisht udhëtimi dhe strehimi pasi janë emëruar në detyra jashtë qyteteve ku banojnë.

Ky ndryshim ligjor sipas relacionit i jep zgjidhje një situate problematike të krijuar shpeshherë kur punonjësit kanë dhënë dorëheqjen për shkak të vështirësive financiare që u ka krijuar angazhimi në detyra larg vendbanimit.

Një tjetër pikë që trajtohet në draft është edhe shpërblimi për mentorët, punonjësit e vjetër të SHISH të cilët trajnojnë dhe tejçojnë profesionin tek të rekrutuarit e rinj në shërbimin sekret. “Roli i mentorit në shërbim është jetik për vijimësinë e veprimtarisë së shërbimit, pasi puna në SHISH është profesion që nuk mund të vetëmësohet apo të merret nëpërmjet shkollimit”, theksohet në relacionin e projektligjit.

Një tjetër ndryshim është ai që bën fjalë për trajnimet e punonjësve. SHISH ka kërkuar që të përcaktohet me ligj detyrimi i agjentëve për të vazhduar detyrën brenda shërbimit për të paktën dy vjet pas çdo specializimi.

Në të kundërt, për shkak të rasteve kur punonjësit kanë filluar punë të tjera pas trajnimeve nga SHISH, drafti parashikon se ata duhet të kthejnë mbrapsht të gjitha shpenzimet që ka kryer shërbimi i fshehtë për specializimin e tyre.

Tags: lajme
  • Trending
  • Comments
  • Latest
“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

22/07/2022
Tre gratë që flitet se fshihen pas vdekjeve të Olldashit, Santos dhe Tanit të ‘Topit’ të cilat politika dhe media i fshehu

Tre gratë që flitet se fshihen pas vdekjeve të Olldashit, Santos dhe Tanit të ‘Topit’ të cilat politika dhe media i fshehu

19/07/2022
Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

16/12/2024
Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

17/03/2023
Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Shooting More than 40 Years of New York’s Halloween Parade

Why Millennials Need to Save Twice as Much as Boomers Did

Doctors take inspiration from online dating to build organ transplant AI

Geraldo Enes Rexhvelaj dhe profili i tij akademik

18/07/2026

Sokol Guga, Monika Zguro dhe Albert Dumani do të prezantojnë edicionin e 12-të të spektaklit “Krishtëlindje në Tiranë 2026”

18/07/2026
Rama: Forcimi i lekut është sukses dhe dëshmi e pakundërshtueshme e rritjes së ekonomisë shqiptare

Gati të japim 1 miliard euro për bizneset e vogla/ Rama: Kushdo që ka një plan serioz, të aplikojë dhe merr 2 milionë euro kredi me 2-3% interes

17/07/2026
Konflikti në lokal përfundon me plagosjen e 59-vjeçarit, arrestohen autori i dyshuar

Konflikti në lokal përfundon me plagosjen e 59-vjeçarit, arrestohen autori i dyshuar

17/07/2026

Drejtor
Vladimir Muçaj

Kryeredaktor
Besim Dybeli

Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka
Ymer Hysa
Fidalete (Ahmeti) Muçaj
Greta Hoxha (Kulturë & Marketing)

Adresa
Pranë teatrit “Bylis”

Copyright © 2026 News Albania

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë

Copyright © 2026 News Albania