14 February, 2026
  • Login
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
No Result
View All Result
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
News Albania
No Result
View All Result
Home Kronikë

Qeveria e cilësoi vrasje aksidentale/ Babai: “Eshtë vrasje përsëdyti”

by News Albania
14/12/2020
in Kronikë
0
38
VIEWS
Share on Facebook

Ditën e sotme qeveria ka marrë vendimin që t’i lidhë një pension mujor familjes së Klodian Rashës, 25 vjeçarit që u vra nga efektivi i polciisë në 8 dhjetor.

Por në vendimin e qeverisë thuhej se kjo vrasje ishte aksidentale, ndërkohë që baba ii Klodian Rashës i kontaktuar nga Abc Neës e ka cilësuar një vrasje të dytë këtë vendim të qeverisë.

Për sa i përket faljes që kërkoi efektivi i policisë, Qazim Rasha e ka konsideruar thjesht një fasadë, ndërsa për pensionin që qeveria i lidhi familjes së tij tha se nuk i intereson, pasi ka hallin e dhimbjes për humbjen e djalit.

Si e cilësoni deklaratën e protestuesve që kjo nuk është më kauzë vetëm e juaja por e të gjithë shqiptarëve?

Njeriu atë që ndjen e shpreh vetë dhe unë nuk mund të shpreh asgjë më tepër përveç dhimbjes që kam për djalin tim, dhimbja është e djalit tim, familjes time, pjesë e dhimbjes je edhe ti, edhe ata, gjithkush merr pjesë. Ju lutem, ju lutem, ju lutem.

Si e cilësoni vendimin e qeverisë për dhënien e pensionit social?

Ajo është një metodë, një vlerësim që mund të bëhet në një lloj aspekti, por unë nuk kam hallin e pensionit, por hallin e dhimbjes së djalit.

Si e gjykoni faktin që në vendimin e qeverisë për dhënien e pensionit, e cilëson ngjarjen si aksidentale?

Ajo nuk është version, ajo është devijim nga gjithçka dhe ajo është një vrasje për së dyti. Vrasje e dytë. Ajo është vrasje me paramendim. Vrasje me paramendim. Vrasje me paramendim. Dhe nuk ka asnjë lloj alibie.

Çdo gjë është e monitoruar. Çdo gjë është e zbardhur, çdo gjë është e vëzhguar, janë gjithçka. Është një rrugicë non stop, mund të jenë 30 kamera që janë në qendër të asaj rrugice. Edhe si do që të jetë puna, vetëm nëse devijohet gjithçka nga linja se nuk ka asnjë lloj kuptimi tjetër.

Si e cilësoni deklaratën e autorit, që tha se dua t’ju kërkoj falje?

Ajo është një fasadë. Është thjeshtë fasadë dhe nuk ka fije kuptimi. Një person, sado edhe me çrregullime mendore, këtë lloj vulgariteti nuk arrin dot që ta mendojë dot ta mendojë, ta imagjinojë, jo ta vendosë në zbatim.

Një punonjës shteti, një punonjës policie, një punonjës rendi që është i detyruar për të ruajtur jetën time, fëmijës tim, fëmijës tënd, ne kërkojmë mbrojtje dhe solidaritet nga cilido. Nëse bëj një gabim unë marr dënimin, fajin që kam, por jo të ndëshkohet me genoncid, makabritet me vulgaritet, është bastarde.

Share this:

  • Share on WhatsApp (Opens in new window) WhatsApp
  • Share on Facebook (Opens in new window) Facebook
  • Share on X (Opens in new window) X

Të ngjashme

  • Trending
  • Comments
  • Latest
“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

22/07/2022
Tre gratë që flitet se fshihen pas vdekjeve të Olldashit, Santos dhe Tanit të ‘Topit’ të cilat politika dhe media i fshehu

Tre gratë që flitet se fshihen pas vdekjeve të Olldashit, Santos dhe Tanit të ‘Topit’ të cilat politika dhe media i fshehu

19/07/2022
Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

16/12/2024
Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

17/03/2023
Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

U ekstradua dje nga Belgjika, GJKKO i komunikon masën e arrestit Sergej Hasanpapajt

U ekstradua dje nga Belgjika, GJKKO i komunikon masën e arrestit Sergej Hasanpapajt

Besim Dybeli: Made -in Elbasan!

Besim Dybeli: Made -in Elbasan!

Lajm i fundit: Hetimi i Ilir Metës nga SPAK, reagim i fortë i ambasadores amerikane Yuri Kim

Lajm i fundit: Hetimi i Ilir Metës nga SPAK, reagim i fortë i ambasadores amerikane Yuri Kim

U ekstradua dje nga Belgjika, GJKKO i komunikon masën e arrestit Sergej Hasanpapajt

U ekstradua dje nga Belgjika, GJKKO i komunikon masën e arrestit Sergej Hasanpapajt

13/02/2026
Misteret rreth vdekjes së Epstein, mjeku ngre dyshime: Nuk jam i bindur për autopsinë, kishte tre…

Misteret rreth vdekjes së Epstein, mjeku ngre dyshime: Nuk jam i bindur për autopsinë, kishte tre…

13/02/2026
Debatet e para mes Selin dhe Mirit: Fitohet me pak fytyrë, je kurdisur, kafen në Myslym Shyr do e pimë…

Debatet e para mes Selin dhe Mirit: Fitohet me pak fytyrë, je kurdisur, kafen në Myslym Shyr do e pimë…

13/02/2026
Aksidenti i rëndë në aksin Vorë-Fushë-Prezë ku humbi jetën 23-vjeçaja, identifikohet viktima (EMRI)

Aksidenti i rëndë në aksin Vorë-Fushë-Prezë ku humbi jetën 23-vjeçaja, identifikohet viktima (EMRI)

13/02/2026

Drejtor
Vladimir Muçaj

Kryeredaktor
Besim Dybeli

Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka
Ymer Hysa
Fidalete (Ahmeti) Muçaj
Greta Hoxha (Kulturë & Marketing)

Adresa
Pranë teatrit “Bylis”

Copyright © 2024 News Albania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë

Copyright © 2025 News Albania

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms below to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In