Nga Ymer Hysa:
QENDRA “FUQIZOJMË KOMUNITETIN NË KURBIN” mjedisi ku personat në nevojë gjejnë përkujdesje.
Pas një veprimtarie disa mujore sot në Kurbin punonjës të kësaj qendre, drejtues të pushtetit vendor dhe të ftuar, në prani të Ngarkuarit me Punë të Ambasadës së SHBA në Tiranë z. David Wisner, Ministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale znj. Albana Koçiu, kryetares së Bashkisë Kurbin znj. Majlinda Cara, përfaqësueses së Përherëshme të UNDP-së në Shqipëri znj. Monica Merino, si dhe të Drejtueses së USAID në Shqipëri Mischere Kawas, inauguruan Qendrën “Fuqizojmë Komunitetin” Kurbin.
Në këtë ceremoni përurimi ishin të pranishëm edhe përfitues të shërbimeve multisektorale që ofron qendra si dhe përfaqësues të institucioneve publike dhe organizatave partnere.
Kryetarja e Bashkisë Kurbin znj. Majlinda Cara pasi uroj të pranishmit për miseardhjen u shpreh se
Aktiviteti është pjesë e programit “Fuqizojmë Komunitetin”, financuar nga USAID/Albania dhe zbatuar nga UNDP Albania në partneritet me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Bashkia Kurbin dhe organizatën World Vision Albania.
Ndjehem e lumtur mes partnerëve që për herë të parë në Kurbin inaugurohet një qendër ku ofron shërbime sociale për shtresat në nevojë, do të vijonte me fjalët e saj ajo. Jam e ndërgjegjëshme për nevojat që kanë këto shtesa në komunitetin tonë si gra të dhunuara, fëmijë të sëmurë, romë dhe egjyptianë të cilët marrin shërbim këtu. Janë mbi 100 fëmijë, 28 persona trajtohen me fizioterapi në qendër, 5 prej tyre e marrin këtë trajtim në shtëpi. Po kështu trajtohen në këtë qendër 7 gra të dhunuara, trajnohen 19 prindër për prindërim të mirë etj.
Në këtë promovim e mori fjalën edhe i Ngarkuari me Punë, David Wisner i cili në fjalën e tij u shpreh: “Në rrugën e Shqipërisë drejt integrimit evropian Ambasada e SHBA-së dhe USAID janë të prirur të mbështesin Shqipërinë për të siguruar qëndra të tilla që askush të mos mbetet pa mbështetje.
Edhe Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale znj. Albana Koçiu e arsimuar në Shkenca Sociale shpreh koncepte novatore për qendrën. Në fjalën e saj ajo u shpreh: “Falenderoj UNDP në Shqipëri dhe USAID, se me programin “Fuqizojmë Komunitetin”, ofron një model gjithëpërfshirës për komunitetet në nevojë, në përputhje me kuadrin normativ të Bashkimit Evropian dhe rregulloret ndërkombëtare, duke shtuar se këtë model dëshiron ta shohë në të 61 bashkitë e vendit”.
Monica Merino, përfaqësuese e Përhershme e UNDP-së Shqipëri u shpreh: “Qendra “Fuqizojmë Komunitetin” në Kurbin, që nga hapja e saj në fund të vitit të kaluar, ofron rregullisht shërbim të integruar mbështetës për 104 vajza, gra, djem, burra dhe fëmijë nga komunitete të ndryshme në nevojë.
Pas fjalëve të rastit të pranishmit pas zbulimit të pllakatës, vizituan mjediset e Qendrës “Fuqizojmë Komunitetin” Kurbin, duke parë nga afër shërbimet multi-sektoriale që ofron për individë dhe familje në nevojë në këtë Bashki.
Kjo qendër e plotësuar me fizioterapist, psikolog, logopedist etj, ka kthyer shpresën tek njerëzit në nevojë dhe jo vetëm, ata e ndjejnë se kujdeset dikush për ta.
Ta gëzojmë qendrën, këtë shtëpi të re që për shumë persona është shtëpi përkujdesi dhe shprese.