Qëllohet për vdekje gazetari, autorët e sulmuan teksa po hipte në motor.
Mediet e huaja raportojnë se Gustavo Sánchez Cabrera u vra nga disa persona të armatosur, të cilët hapën zjarr ndaj tij, teksa ishte duke hipur në motor.
Sulmi ndodhi në rajonin jugor e Eastmust të Oaxaca. Gustavo Sánchez është gazetari i dytë i vrarë gjatë këtij viti në Meksikë.
Mediat lokale shkruajnë se Sánchez Cabrera më herët kishte deklaruar se kishte marrë kërcënime dhe në muajt e fundit.
Reporterët pa Kufij kërkuan një hetim të plotë mbi kërcënimet dhe sulmet që ai kishte raportuar më parë, lidhur me punën e tij si gazetar.