NDËRHYRJA E VLADIMIR PUTIN NË LUFTËN AZERBAJXHAN-ARMENI…
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ftoi në Moskë ministrat e Jashtëm të Azerbajxhanit dhe Armenisë, lidhur me konfliktin në Malësinë dhe Karabakut, që ndodhet nën pushtimin e Armenisë.
Në një deklaratë me shkrim nga Kremlini, rikujtohet se Putin, zhvilloi një seri bisedash telefonike me presidentin azerbajxhanas, İlham Aliyev dhe kryeministrin armen, Nikol Pashinyan. Presidenti rus, u bëri thirrje për ndalimin e konfliktit për arsye humanitare, në Malësinë e Karabakut për shkëmbimin e morteve dhe të burgosurve. “Ministrat e Jashtëm të Azerbajxhanit dhe Armenisë, ftohen në Moskë më 9 tetor për t’u këshilluar për këto çështje, nën ndërmjetësimin e ministrit të Jashtëm rus”, thuhet në deklaratën e Kremlinit.