I pyetur për këtë gjë në studion e “Opinion”, Vocaj tha se shkak është bërë koha me shi e me mjegull, ndërsa shtoi se terreni në atë zonë është shumë i vështirë.
Drejtori i Policisë Kriminale Tonin Vocaj ka treguar arsyet që bënë që dy viktimat në Malësinë e Madhe, Klement Pepaj dhe Vilson Çutaj, të gjendeshin pesë ditë pas vrasjes.
I pyetur për këtë gjë në studion e “Opinion”, Vocaj tha se shkak është bërë koha me shi e me mjegull, ndërsa shtoi se terreni në atë zonë është shumë i vështirë.
“Çështja është këtu. Nuk e di se si e dini si është terreni, por është jashtëzakonisht i vështirë. Kemi përdorur dron gjithë ditën. Duhet të dini që ditët kanë qenë veçanërisht të vështira me shi dhe me mjegull. Në ditën e 4 është rimarrë në pyetje babai i autorit. Mund të ketë pasur dyshime, por ai nuk e ka ditur që djali i tij është përfshirë në këtë vrasje. Ai nuk kishte komunikim me të birin të paktën me faktet që ne kemi dhe as e ka nxitur djalin e vet. Bashkë me grupin e policisë kanë shkuar në vend dhe kanë gjetur viktimat. Prandaj është arrestuar sepse është kontributor, njësoj si djali në kultivimin e kësaj miniparcele të kanabisit. Ai është arrestuar për kultivim të lëndëve narkotike. Nuk është arrestuar si bashkëautor për vrasje,”- tha Vocaj.