21 March, 2023
  • Login
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
No Result
View All Result
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
News Albania
No Result
View All Result
Home Opinion

Pse Berisha e vrau gjyqin e 3 Marsit për vulën e PD-së?!

by News Albania
February 27, 2023
in Opinion
0
Pse Berisha e vrau gjyqin e 3 Marsit për vulën e PD-së?!
53
VIEWS
Share on Facebook

Nga Mero Baze/

3 Marsi, dita, që Gjykata e Tiranës do të marrë një vendim për legjitimitetin e drejtimit të PD, u asgjësua politikisht nga Sali Berisha. Duke caktuar në ditën e gjyqit, një protestë kombëtare të mbështetësve të tij, pikërisht si presion mbi drejtësinë, Sali Berisha në fakt ka kryer një akt publik të vrasjes së drejtësisë, duke justifikuar jo vetëm dizajnimin që i është bërë nga SHBA si “shantazhues i drejtësisë”, por duke futur në rrugë pa kthim zgjidhjen e problemit ligjor të PD.

Pas kësaj që Berisha bëri , çdo vendim i gjyqit më 3 Mars është i paragjykuar.

Nëse Gjykata vendos që drejtimi i PD i takon Bashës, Berisha do justifikoj protestën para gjykatës si të ligjshme, pasi e dinte komplotin.

Nëse Gjykata ja jep vulën Berishës, atëherë do të kemi një vendim të marrë nën presionin e turmave, një lloj fashizmi, që është shfaqur në Evropë një shekull më parë.

Pra sido që të shprehet gjykata, Berisha e ka paragjykuar vendimin e saj përmes protestës.
Madje do të jetë krim që gjykata të marrë vendim nën presionin e turmave edhe nga pikëpamja politike.

Po përse Berisha e asgjësoi politikisht 3 Marsin në Gjykatë?

Arsyeja duket se ka të bëj me gjetjen e një arsyeje për të mos hyrë në zgjedhje. Në të gjitha rrethanat, Berisha nuk kishte pse e shkatërronte gjyqin ndaj PD. Madje dhe sikur gjykata të ishte e sigurt që do t’ia jepte Lulzim Bashës, Berisha mund të forcohej në opinion publik duke e baltosur atë. Aq më tepër nëse e fitonte vet.

Problemi që ka Berisha, është se nuk ka vota jo se nuk ka vulë. Dhe këtë e ka kuptuar shumë qartë. Ndaj është angazhuar të asgjësoj 3 Marsin, që të jetë i sigurt që nuk do të ketë vendim. Se çdo vendim e detyron të hyj në zgjedhje.

Ndaj do që Gjykata të mos marrë asnjë vendim. Kështu do të thotë që e përjashtuan nga zgjedhjet dhe nuk regjistrohet dot.

Për kaq vlen dhe gjithë mitingu i 3 Marsit. Nuk vlen si betejë, vlen si një miting për të ikur nga beteja. Si një tufë bashibozukësh të shpartalluar.

Share this:

  • Click to share on WhatsApp (Opens in new window)
  • Click to share on Facebook (Opens in new window)
  • Click to share on Twitter (Opens in new window)
  • Trending
  • Comments
  • Latest
“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

July 22, 2022
Nga Ilir Demalia: Rudinë, babai yt u vra për trafikun e armëve në Kosovë dhe jo për partinë e demokracinë!

Nga Ilir Demalia: Rudinë, babai yt u vra për trafikun e armëve në Kosovë dhe jo për partinë e demokracinë!

April 8, 2022
Dashnorja i fillojë punë, e mbylli gojën Andi Bushati

Dashnorja i fillojë punë, e mbylli gojën Andi Bushati

April 2, 2022
Lajm i fundit: Deputeti demokrat i Lushnjes Sajmir Koreshi i dorëzon mandatin e deputetit Lulzim Bashës

Lajm i fundit: Deputeti demokrat i Lushnjes Sajmir Koreshi i dorëzon mandatin e deputetit Lulzim Bashës

September 18, 2021
Edi Rama ekspozitë në Greqi

Edi Rama ekspozitë në Greqi

0

Kiev: Vajza goditet live nga raketa ruse

0

Reagon Unioni i Gazetareve Shqiptare!

0

Per teatrin dhe dhunen reagon Unioni i Gazetareve Shqiptare!

0
Edi Rama ekspozitë në Greqi

Edi Rama ekspozitë në Greqi

March 20, 2023
Vlorë: Shkaktoi dy aksidente, kohë më parë ish-shefi i Doganës në Fier masakroi me grushta burrin e të të dashurës

Vlorë: Shkaktoi dy aksidente, kohë më parë ish-shefi i Doganës në Fier masakroi me grushta burrin e të të dashurës

March 20, 2023
Kush është autori i dy plagosjeve ditën e sotme në Vlorë?

Kush është autori i dy plagosjeve ditën e sotme në Vlorë?

March 20, 2023
Ish-shefi i Doganës në Fier shkakton në Vlorë aksident të dyfishtë me dy të plagosur, arrestohet/ Në vit më parë goditi me grusht burrin e të dashurës në Fier(Foto)

Ish-shefi i Doganës në Fier shkakton në Vlorë aksident të dyfishtë me dy të plagosur, arrestohet/ Në vit më parë goditi me grusht burrin e të dashurës në Fier(Foto)

March 20, 2023

Drejtor
Vladimir Muçaj

Kryeredaktor
Besim Dybeli

Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka

Adresa
Pranë teatrit "Bylis"

Copyright © 2022 News Albania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë

Copyright © 2022 News Albania

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms below to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In