1. Ulni dritat
Ndërsa afrohet ora e gjumit, trupi juaj fillon të prodhojë melatoninë, hormonin që i kujton se është momenti i duhur për të fjetur. Dritat e forta e nxisin trurin të mendojë se ende nuk ka ardhur momenti i duhur. Fikni dritat që nuk ju duhen, pasi është mënyra më e mirë për të nxitur prodhimin e hormonit.
2. Fikni celularin
Ruajeni kontrollimin e Instagramit për mëngjes dhe mos përdorni asnjë lloj teknologjie deri në 60 minuta para se të flini. Të gjitha pajisjet elektronike emetojnë dritë blu, e cila pengon prodhimin e melatoninës.
3. Kontrolloni temperaturën e dhomës
Temperatura më e mirë për të fjetur sa më rehat është 18-19 gradë celcius. Rregulloni kondicionerin në këto gradë.
4. Mbuloni orën
Nuk ka asgjë më stresuese se të shihni vazhdimisht orën dhe pa gjumë të numëroni minutat që ikin.
5. Në fakt, mbuloni çdo dritë të vogël që keni vërdallë.
Mbuloni dritat që mund t’ju vijnë nga mikrovala, nga karikuesi i lop-topit tuaj dhe karikuesit të celularit. Këto ndërprerje të vogla ndikojnë në ritmet cirkadiane duke ndikuar në cilësinë e gjumit tuaj.
6. Provoni një rutinë
Pas një dite të lodhshme, një rutinë ju ndihmon të qetësoni trurin. Lani fytyrën, vendosni një maskë ose bëni një dush.
7. Vishni rroba të rehatshme dhe çorape
Është i rëndësishëm çdo detaj: nga sa mirë ju rrinë rrobat e gjumit tek materiali i çarçafëve. Zgjidhni material të freskëta (pambuk në verë, fanellatë në dimët) dhe mbani veshje të lirshme. Nëse keni ftohtë, mbani veshur çorapet: shtresa ekstra ndihmon qarkullimin e gjakut në ekstremitete.
8. Zgjidhni ngjyra që ju qetësojnë
Studimet tregojnë se ngjyrat qetësuese në dhomën tuaj ju ndihmojnë të relaksoheni. Dekorojeni dhomën me tone neutrale dhe të mbyllura si bluja e lehtë dhe lejlaja e lehtë.
9. Jepini detyra trurit
Kjo nuk do të thotë të rishikoni listën e gjërave për t’u bërë. Mendoni për gjëra krijuese për të larguar mendjen nga e tashmja. Planifikoni pushimet e ardhshme ose jepini një fund të ri serialit tuaj të preferuar.
10. Dëgjoni muzikë qetësuese
Për të zbutur zhurmat e dyshemeve prej druri dhe të gërhiturat e partnerëve vini në sfond muzikë qetësese si uji që bie nga një ujëvarë ose përplasjen e dallgëve në breg.
11. Provoni teknikën 4-7-8
Funksionon kështu: ndërsa jeni shtrirë në krevat, nxirrni frymën përmes gojës. Më pas, mbyllni gojën dhe nxirrni frymën nga hunda në një numërim deri në 4. Mbajeni frymën në një numërim deri në 7 dhe nxirreni në një numërim deri në 8. Përsëriteni 3 herë, nëse jeni zgjuar deri atëherë.