PROTESTA/ Qytetarja me bukë në dorë: Jam mbesa e Martin Camajt, nuk kemi lekë, Kimetja i ka fajet
Vera Camaj
TIRANË– Protesta e cila po zhvillohet përballë kryeministrisë, ka grumbulluar qindra qytetarë të cilët janë kundër rritjes së çmimeve. Një prej tyre, e quajtur Vera Camaj, mbesa e shkrimtarit Martin Camaj ia ka vënë fajin për këtë rritje çmimesh ambasadores amerikane në Shqipëri, Yuri Kim. Ajo shprehet se ‘Kimetja’ është përgjegjësja për këtë krizë, bashkë me kryeministrin Edi Rama.
Qytetarja me bukë në dorë: Kimetja e ka fajin, dhe Rama. Nuk kemi lekë për bukë, nuk i përballojmë dot çmimet e larta. Ai do që ti shkojmë brenda, me u fut me 10 persona. Unë jam Vera Camaj, mbesa e shkrimtarit Martin Camaj. Fëmijët po na vdesin për bukë, ku të shkoj, më thoni ju. Cfarë të ha.