Përurohet në qytetin e Fierit botimi i abetares së dialektit arumun.
Është përuruar në qytetin e Fierit botimi i abetares së dialektitarumun. Të pranishëm në këtë aktivitet kulturor ishin përfaqësues të komunitetit arumun në Fier,të rinj, prindër fierakë fëmijët e të cilëve ndjekin studimet në institucionet arsimore rumune etj.Ky aktivitet i mbajtur paraditen e së shtunës së 19 dhjetorit 2020 u organizua nga Fondacioni“Harriet Martineau” me seli në Tiranë që kishte zgjedhur qytetin e Fierit për këtë përurim. Aktivitetin e prezantoi Vilma, Zonja e cila në hyrje të fjalës së saj u shpreh se ishte “pjestare e njëfamiljeje arumune të qytetit të Fierit. Qyteti ynë njihet për praninë e rëndësishme të kësaj pakicekombëtare” tha ajo ndërsa bëri edhe një prezantim për të pranishmit të një materiali te shkurtërrreth kesaj abetareje. Në emër të organizatorëve të këtij aktiviteti moderatorja e takimit shprehu falënderimet për ataqë e bënë të mundur këtë manual të rëndësishëm për mësimin e gjuhës: redaktorin shkencorAndon Kristo, bashkëpunëtorin e ngushtë të autorit të abetares z. Julis Binjaku, Departamentin eRumunëve të Kudondodhur (DRP) pa ndihmën e të cilit nuk do të kishim pasur mundësinë ebotimit. 7Në sezonin e dytë të thirrjeve për projekte nga ana Departamentit të Rumunëve tëKudondodhur (DRP) Fondacioni “Herriet Martino” aplikoi për botimin e një abetareje nëdialektin arumun.7Duke marrë miratimin dhe mbështetjen nga ana e DRP-së një ekip iFondacionit punoi për përgatitjen e saj dhe sot jemi mbledhur për të festuar daljen në duart elexuesve fierakë.Më tej ajo ja kaloi fjalën Drejtores së Fondacionit znj. Entela Binjaku “Qëllimi për botimin e kësaj abetareje është të ruajë7 dialektin arumun, ta përcjellë atë tek më tëvegjlit duke zhvilluar më tej lidhjet me Rumaninë”, tha Binjaku në fjalën e saj. “Abetarja do të bëhet pjesë e qarqeve kultore arumune, bibliotekave të të gjitha qyteteve tona kundodhet një pakicë e konsiderueshme e këtij komuniteti si dhe kudo ku ka interes për të mësuarkëtë dialekt. Ne zgjodhëm Fierin si të parin qytet ku po shpërndajmë abetaren sepse autori ështëfierak dhe ky qytet dallon për praninë e kësaj pakice. Dje i kemi dhuruar Bibliotekës “DritëroAgolli” një sasi librash për lexuesit e saj dhe këto ditë do të vijojmë me Bibliotekën “ShevqetMusaraj” në qytetin e Vlorës, të Elbasanit dhe me dhuratat për fëmijët arumunë të Shkollës arumunë të Divjakës si dhe të Pogradecit etj. Ajo vijoi me arsyet që e nxitën për aplikimin dherealizimin e këtij projekti si dhe për mënyrën si dalja e këtij botimi është duke u përcjellë nëkanalet mediatike lokale dhe kombëtare.Më tej fjalën e morën përfaqësues nga arumunët fierakë. Në fjalën e tij Aleks Semeu sekretariorganizativ i Partisë A.B.D.E dhe zëvendës kryetari i Shoqatës arumune vllahe shprehukënaqësinë dhe vlerësimin për këto projekte dhe nevojën për të cuar përpara projekte në ndihmëtë njohjes së vlerave të pakicës kombëtare arumune. Shkrimtari dhe piktori i njohur arumun Sotiraq Bega, ndër të tjera edhe autor i librit “Fieri dhefierakët e vjetër” i përuruar në majin e vitit të kaluar, përshëndeti nismën dhe cilindo hap që kapër qëllim ruajtjen e identitetit kombëtar. Ai foli për lidhjet e forta me Rumaninë dhe vlerat shpirtërore të pakicës arumune tanimë prej disa vitesh e njohur me ligj si “minoritet kombëtar nëRepublikën e Shqipërisë”.Aktiviteti në të cilin morën pjesë anëtarë të komunitetit arumun të qytetit përfshiu përurimin e abetares dhe të portalit informativ “ARUMUN.COM”.
Të dyja këto projekte janë realizuar me mbështetjen e Departamentit të Rumunëve tëKudondodhur (DRP)
Në përfundim të pranishmit ndanë edhe urimet e fundvititi me njëri-tjetrin