10 May, 2026
  • Login
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
No Result
View All Result
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
News Albania
No Result
View All Result
Home Sociale

Profil i një zotërie të vërtetë

by News Albania
09/06/2020
in Sociale
0
66
VIEWS
Share on Facebook

Viktor DODA (11.10.1955 -)

Inxhinier gjeolog, drejtues, studiues, Doktor i Shkencave, Deputet, Ministër.

Ka mbaruar shkollën fillore e 8-vjeçare në vendlindje (Rubik); po në këtë qytet ka mbaruar shkollën e mesme gjeologjike (1970-74); mbaron në UT Fakultetin Gjeologji-Miniera, diplomuar: inxhinier gjeolog (1974-79). Ka përfunduar studimet pasuniversitare për Gjeoshkencat në Fakultetin e Gjeologjisë dhe Minierave të USHT (1998-2002). Ka marrë gradën shkencore “Doktor i shkencave”, në fushën e gjeologjisë (2003).

Ka punuar si inxhinier gjeolog në Gurth-Spaç (1979-80); Perlat (1980-84); drejtor i Ndërmarrjes Gjeologjike Rubik (1984-87). Në organet drejtuese të Pushtetit Lokal të rrethit Mirditë: shef seksioni, sekretar, zv.kryetar dhe kryetar i Komitetit Ekzekutiv i Rrethit (1987-92); inxhinier gjeolog në Ndërmarrjen Gjeologjike në Rubik (1992-97); Deputet i Kuvendit të Shqipërisë (1987-92); zvëvendësministër në Ministrinë e Ekonomisë Publike dhe të Privatizimit (1997-2001); ministër i Transporteve (prill-shtator 2001); Deputet i Kuvendit të Shqipërisë (2001-2005); ministër i Industrisë dhe Energjitikës (2002-2005); punësuar në sektorin privat (2005-2009); punonjës shkencor në Institutin e Gjeoshkencave të UPT (Tiranë) (2009-2013); Drejtor i Përgjithshëm i Shërbimit Gjeologjik Shqiptar (2013 e vazhdim).

Është autor i projekteve të punimeve të kërkim-zbulimit të v.b. të bakrit në Perlat-Mirditë (1980-85); autor i projektit të kërkim-vlerësimit për bakër në Kurbnesh (1981-82); autor i raportit mbi “Rezultatet e punimeve gjeologo-zbuluese për v.b. Perlat dhe llogaritja e rezervave” (1983); autor i studimit mbi perspektivën e mëtejshme të kërkim-zbulimit të mineralizimit sulfur të bakrit në zonën Prosek-Përlat-Shebe (1986); autor i projektit për vlerësimin gjeologo-industrial të shkëmbinjve karbonatikë në krahinën e Mirditës (1993); ..

V.Doda ka bërë dhe disa trajtime me bashkautorë si: Projekti i punimeve të kërkim-vlerësimit për parashikimin bakërmbajtës në zonën e Lëkundës (1981); në projektin e punimeve të kërkim-vlerësimit për parashikimin e bakërmbajtjes në viset e Prosekut (1982); Projekti i punimeve të prognozës së bakrit në rrethin e Mirditës (1983); Projekti i kërkim-vlerësimit të mineralizimit në sulfur të bakrit në hapësirën Përlat-Tarazh (1984); Raporti: “Përgjithësimi dhe kriterizimi në v.b. jometalore të Shqipërisë” (1995).

Si inxhinier gjeolog, si studiues në fushë të specialitetit të tij, ka marrë pjesë në disa konferenca kombëtare e ndërkombëtare, në Shqipëri e në shtete të tjera; ka mbajtur kumtesa a referate shkencore me tema nga gjeologjia në Shqipëri.

Për veprimtarinë e tij me dije e përkushtim, ka marrë shumë vlerësime, dekorata e tituj nderi. Ndër to ka marrë dekoratën “Çmimi i Republikës i shkallës së dytë” (1984).

Share this:

  • Share on WhatsApp (Opens in new window) WhatsApp
  • Share on Facebook (Opens in new window) Facebook
  • Share on X (Opens in new window) X

Të ngjashme

Tags: lajme
  • Trending
  • Comments
  • Latest
“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

22/07/2022
Tre gratë që flitet se fshihen pas vdekjeve të Olldashit, Santos dhe Tanit të ‘Topit’ të cilat politika dhe media i fshehu

Tre gratë që flitet se fshihen pas vdekjeve të Olldashit, Santos dhe Tanit të ‘Topit’ të cilat politika dhe media i fshehu

19/07/2022
Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

16/12/2024
Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

17/03/2023
Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Përfundon afati për kreun e SPAK/ Në garë 4 kandidatë (EMRAT)

SPAK kërkon burg përjetë për Plaurent Dervishajn, 35 vite në qeli edhe për Julian Meçen

Besim Dybeli: Made -in Elbasan!

Besim Dybeli: Made -in Elbasan!

Lajm i fundit: Hetimi i Ilir Metës nga SPAK, reagim i fortë i ambasadores amerikane Yuri Kim

Lajm i fundit: Hetimi i Ilir Metës nga SPAK, reagim i fortë i ambasadores amerikane Yuri Kim

Takimi i aktorit Ndrenika me Veliajn në sallën e gjyqit dhe reagimet që vijuan më pas

10/05/2026

Reflektim mbi funksionimin e drejtësisë dhe perceptimin e saj publik në Shqipëri

10/05/2026

Kreshnik Spahiu : Çudira shqiptare, kandidatja për çmimin “FermaVip” kundër kandidatit për çmimin “Nobel”!

09/05/2026

Zonjat Kumbaro, Golemi e Dhima një treshe krenarie për vëllezrit tanë grek!

09/05/2026

Drejtor
Vladimir Muçaj

Kryeredaktor
Besim Dybeli

Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka
Ymer Hysa
Fidalete (Ahmeti) Muçaj
Greta Hoxha (Kulturë & Marketing)

Adresa
Pranë teatrit “Bylis”

Copyright © 2024 News Albania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë

Copyright © 2025 News Albania

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms below to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In