Profil/ CFO PHARMA, kompania që ka përfituar numrin më të lartë të tenderave nga Sanatoriumi
CFO PHARMA është kompania që renditet në vendin e parë si ajo me numrin më të lartë si përfituese e prokurimeve publike nga Spitali Unversitar Shefqet Ndroqi. Ashtu si e paraqitëm në artikullin tonë paraardhës, kjo kompani ka përfituar 116 tendera nga ky institucion i Ministrisë së Shëndetësisë me në krye Perlat Kapisyzin.
Në një pasqyrë, bilanc historik të shkurtër të CFO PHARMA, do të vinin re disa statistika hulumtuese për kompaninë me zotërues 100% Nadir Çaushollin.
Kjo kompani e ka vlerën e procedurave të tenderime publike në fushën e shëndetësisë 998 MILIONË LEKË. 306, prej 461 tenderave që ka fituar, cilësohen si REDFLAGS, të përfituar në shkelje për arsye të caktuara.
258.8% është përqindja e tenderave që kjo kompani ka përfituar duke konkurruar me veten, pra si operator i vetëm në garë.
Në vitet 2015-2018, CFO PHARMA ka përfituar transaksione në vlerën mbi 1.5 MILIARD LEKË PA TVSH nga Institucionet Buxhetore të Shtetit.
Në vitin 2019-2020, vlera e derdhjeve nga Thesari i Shtetit për kompaninë e Nadir Çaushollit ka qenë në vlerën 703 MILIONË LEKË PA TVSH.