Një makinë me targa angleze YC54WSU, është ndaluar në pikën e Kalimit Kufitar të “Tre Urave” në Përmet pas një dyshimi rastësor të policisë . Gjatë kontrollit rutinë brenda saj janë gjetur 25 mijë paund të padeklaruara.
Drejtuesi i automjetit , shtetasi me inicialet A. N, banues në Deçan të Kosovës ndodhej në automjet së bashku me një tjetër shtetas .
Sipas informacioneve paraprake shtetasi A. N për një periudhë 3-vjeçare ka futur në Shqipëri 15 mjete me targa britanike në periudha të ndryshme kohore në pika të ndryshme kufitare.
Pas veprimeve të kryera u sekuestruan kartmonedhat angleze së bashku në automjetin që i transportonin ndërsa të dy shtetasit kosovare janë proceduar për veprën penale të mos deklarimit të të hollave në kufi.
Drejtor
Vladimir Muçaj
Kryeredaktor
Besim Dybeli
Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka