Sot, në memorialin historik të “Luftës Kombëtare të Vlorës 1920” në Qafën e Koçiut, u përula me respekt dhe nderim para veprës heroike, sakrificave sublime dhe kujtimit frymëzues të atdhetarëve, të cilët shkruan epopenë e lavdishme të çlirimit të Vlorës dhe Shqipërisë 100 vjet më parë.
Gjaku i Heronjve dhe Dëshmorëve të rënë për LIRINË dhe PAVARËSINË e SHQIPËRISË nuk do të harrohet kurrë! 🇦🇱