Në vlerësim për kontributin e jashtëzakonshëm, si një nga pionierët e kamerës dhe operatorët e parë të vendit, pata privilegjin të nderoj zotin Dhimitër Lala, me Titullin e lartë “Mjeshtër i Madh”.
Karriera e tij e suksesshme, me realizimin me mjeshtëri të lartë artistike të qindra dokumentarëve dhe kronikave, apo thënë ndryshe e afro 50 mijë metra film të xhiruar, ka hynë në historinë e kinematografisë shqiptare.
I paharruari Dritëro Agolli e ka vlerësuar Dhimitër Lalën me këto fjalë: ‘Vera sa më e vjetër të jetë, aq më e mirë është. Kjo thënie e lashtë, do të përshtatej edhe për kronikat e dokumentarët kinematografikë dhe televizivë të operatorit të talentuar Dhimitër Lala, njërit prej themeluesve të kinematografisë shqiptare.’