29 March, 2023
  • Login
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
No Result
View All Result
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
News Albania
No Result
View All Result
Home Kronikë

Portali newsalbania.al zbulon çfarë do ndërtohet pas shëmbjes së Teatrit Kombëtar!

by News Albania
May 28, 2020
in Kronikë
0
9
VIEWS
Share on Facebook

Qendra e Tiranës rreth e qark sheshit “Skënderbej” po kthehet në një zonë me ndërtesa të larta, dendësia e të cilave, nuk u përgjigjet shtysave të tregut ku kërkesa, që rrjedh nga bumi ekonomik, do të çonte vetvetiu në ndryshime kaq të hovshme..shkruan “Monitor”

Në anë të Hotel Tiranës, në vend të ndërtesës Monument Kulture ku nisi fillimisht të funksionojë Banka e Shtetit Shqiptar do të ngrihet një kullë 25-katëshe që imiton bustin e Heroit Kombëtar, Skënderbeut.

Projekti i kullës, i quajtur “Tirana’s Rock” është publikuar nga Portali Shqiptar i Ndërtuesve, por objekti ka marrë edhe miratimin e Këshillit Kombëtar të Rregullimit të Territorit. Këto ditë janë prishur objektet ekzistuese për t’i lënë vend kullës së radhës.

Objekti, i cili ngrihet mbi një parking nëntokësor 5-katësh, konsiston në rreth 29,300 metër katrorë ambiente tregtare, zyra dhe njësi banimi. Apartamentet përbëjnë pjesën kryesore të projektit. Ndërsa ambientet tregtare do të jenë të aksesueshme nga ana e sheshit ‘Skënderbej’.

Trualli ku do të zhvillohet projekti që propozohet, kufizohet nga Rruga e Dibrës, që ndodhet në Jug, Unaza e Vogël në Veri. Trualli është pjesë e zemrës së qytetit të Tiranës.

25 katëshi është projektuar nga studio holandezë MVRD për llogari të kompanisë së ndërtimit Ana shpk.

Kompania ANA është krijuar në vitin 2003, me aktivitet në import-eksport, sipas Qendrës Kombëtare të Biznesit.

Kompania kishte rreth 38 milionë lekë të ardhura në vitin 2018 (rreth 312 mijë euro), me një përgjysmim në raport me vitin e mëparshëm, sipas bilancit zyrtar.

Totali i kapitalit të kompanisë është rreth 850 mijë euro. Detyrimet totale janë 5.7 mln euro (1.4 mln euro kredi dhe pjesa tjetër kryesisht arkëtime në avancë për porosi), çka bën që raporti detyrime/kapital të jetë 6.7, shumë më i lartë se mesatarja prej 0.5-1, që preferojnë bankat për të dhënë kredi.

Në kahun e aktiveve (total 6.5 mln euro), kompania ka aktive afatgjata në formën e makinerive dhe pajisjeve me vlerë rreth 3 mijë euro, ndërsa pjesa më e madhe e aktiveve janë të drejta të arkëtueshme dhe shpenzime të shtyra (shih bilancin në fund).

Nuk ka një vlerë se sa do të jetë investimi për ndërtimin, por sipas të dhënave, sipërfaqja e ndërtimit në total do të jetë rreth 38 mijë metra katrorë. Sipas ndërtuesve, në atë zonë kosto e ndërtimit është minimumi 400 euro/metër katror pa tokën dhe rreth 1000-1500 euro përfshirë tokën. Me këto kosto, investimi maksimal shkon në mbi 50 milionë euro.

Në qendër të Tiranës, çmimet e shitjes së apartamenteve luhaten në 3000-4000 euro për metër katror, ndërsa për zyra nga 10 mijë deri në 15 mijë euro për metër katror. Duke e llogaritur vetëm me një çmim të shitjes së apartamenteve prej 4000 euro/m², për një sipërfaqe ndërtimi mbi tokë prej 29 mijë metrash katrorë, të ardhurat do t’i kalonin 120 milionë euro.

Ndërtuesit pohojnë se për projekte të tilla, ku toka është në një vend me vlerë, dhe ka një projekt me një leje ndërtimi, gjetja e investitorëve është e lehtë.

7 kulla po ngrihen në zemër të Tiranës

Aktualisht rreth sheshit ‘Skënderbej’ ngjitur me të janë duke u zhvilluar 7 kulla të larta mbi 20 kate, të cilat aktualisht janë në fazë zhvillimi. Ndërsa pas prishjes se godinës së Teatrit është hapur rruga për ndërtimin e një kompleksi me ndërtesa të larta të cila janë afërsi të zonës së qendrës.

Projekti Book Building, 4-5-11-21 kate

Është një kompleks me godina polifunksionale 4, 5, 11 dhe 21 kate, me 3 kate nëntokë. Book Building ndërmjet rrugës 28 Nëntori dhe rrugës “Abdi Toptani”, me subjekt zhvillues Techno-Alb sh.p.k. Projekti parashikon ndërtimin e tre objekteve në një sipërfaqe mbi 40 mijë metra katrorë

“Eyes Tirana”, 26 kate

Eyes of Tirana është projektuar si një ndërtesë e madhe, 26 kate e lartë në 55.444 m². Punimet për ndërtimin e kullës pritet të nisin këtë vit. Godina do të operojë si hotel nga Marka ndërkombëtare e hotelerisë Melia, teksa zhvilluesi në Tiranë është Edil Al.

Tirana “Forever Green”, 20 kate

Pas disa kohësh pezullimi, punimet niswn për objektin 20- katësh në afërsi të qendrës përballë Kishës Ortodokse, e cilësuar Tirana Forever Green, por po ecin me ritëm të avashtë.

Objekti, tani një karabina, zë një sipërfaqe prej më shumë se 12.400 m² dhe ka 20 kate, në të cilat katër nëntokë.

Kulla do të ketë 4 nivele parking nëntokësor, hapësira komerciale, dyqane, 7 nivele zyra, 8 nivele banimi dhe një hotel super luksoz, me një investim 25 milionë euro.

Hotel Tirana i ri, 30 kate

Kompania GECI shpk që ka në administrim dhe pronësi hotel Tiranën, nisi këto ditë projektin për zgjerimin e tij me një objekt të ri rreth 30 kate. Punimet për projektin po vazhdojnë dhe parashikohet të ndërtohet brenda një periudhe pesë vjeçare, për shkak të vështirësive të punimeve në pjesën e nëntokës. Hoteli i ri do të administrohet nën emrin e Hotel Tiranës dhe jo nën një markë të njohur ndërkombëtare. Objekti i ri është konceptuar si shumëfunksional, por kryesisht hotel. Në katet e para të saj do të ketë dyqane të luksit, zyra biznesi dhe në katet e sipërme dhoma, suita hoteli dhe salla të mëdha konferencash.

Tirana’s Rock, 25 kate

Është projekti ri gati për nisje. Një kulle rreth 80 metra e gjatë me 25 kate në formën e fytyrës së Skënderbeut do të shërbejë më së shumti apartamente luksi.-perfunfon investigimi i “Monitor”

Share this:

  • Click to share on WhatsApp (Opens in new window)
  • Click to share on Facebook (Opens in new window)
  • Click to share on Twitter (Opens in new window)
  • Trending
  • Comments
  • Latest
“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

July 22, 2022
Nga Ilir Demalia: Rudinë, babai yt u vra për trafikun e armëve në Kosovë dhe jo për partinë e demokracinë!

Nga Ilir Demalia: Rudinë, babai yt u vra për trafikun e armëve në Kosovë dhe jo për partinë e demokracinë!

April 8, 2022
Dashnorja i fillojë punë, e mbylli gojën Andi Bushati

Dashnorja i fillojë punë, e mbylli gojën Andi Bushati

April 2, 2022
Lajm i fundit: Deputeti demokrat i Lushnjes Sajmir Koreshi i dorëzon mandatin e deputetit Lulzim Bashës

Lajm i fundit: Deputeti demokrat i Lushnjes Sajmir Koreshi i dorëzon mandatin e deputetit Lulzim Bashës

September 18, 2021
Nga Azgan Haklaj: Marsi, projektues i Nëntorëve të Lirisë

Nga Azgan Haklaj: Marsi, projektues i Nëntorëve të Lirisë

0

Kiev: Vajza goditet live nga raketa ruse

0

Reagon Unioni i Gazetareve Shqiptare!

0

Per teatrin dhe dhunen reagon Unioni i Gazetareve Shqiptare!

0
Nga Azgan Haklaj: Marsi, projektues i Nëntorëve të Lirisë

Nga Azgan Haklaj: Marsi, projektues i Nëntorëve të Lirisë

March 29, 2023
Për sulmin me armë të Top Channel po hetohet një person me rrezikshmëri të lartë shoqërore

Për sulmin me armë të Top Channel po hetohet një person me rrezikshmëri të lartë shoqërore

March 29, 2023
Gjinekologu: Meshkujt shqiptarë bëjnë seks 3 minuta dhe flejnë 3 orë

Gjinekologu: Meshkujt shqiptarë bëjnë seks 3 minuta dhe flejnë 3 orë

March 29, 2023
Pukë: Përmbyset në rrugë fuoristrada, tre të plagosur

Pukë: Përmbyset në rrugë fuoristrada, tre të plagosur

March 29, 2023

Drejtor
Vladimir Muçaj

Kryeredaktor
Besim Dybeli

Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka

Adresa
Pranë teatrit "Bylis"

Copyright © 2022 News Albania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë

Copyright © 2022 News Albania

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms below to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In