Njoftimi i Policisë:
Policia Rrugore 👮♂️🚔 në kuadër të masave për parandalimin e aksidenteve 🚑 dhe rritjen e parametrave të sigurisë rrugore në fundjavë vijon kontrollet me Radar në akset dhe segmentet rrugore ku shpesh abuzohet me shpejtësinë e në disa raste bëjnë edhe gara shpejtësie.
Pavarësisht kontrolleve të shtuara nga Policia Rrugore👮♂️🚔 e kryeqytetit përsëri janë evidentuar shumë drejtues mjetesh që abuzojnë me shpejtësinë dhe alkoolin në timon. Gjatë 5 orëve të fundit në segmentin rrugor Sauk-Astir dhe rrugën interurbane Tiranë-Durrës -Tiranë, janë konstatuar nga radari 18 drejtues mjetesh të cilët qarkullonin me shpejtësi mbi normat e lejuara, shpejtësi që varionte nga 146 km/h- 159 km/h ✈️në rrugën interurbane Durrës – Tiranë🛣. Këtyre drejtuesve Policia Rrugore u pezulloi Lejen e Drejtimit.
Po gjatë oreve të fundit në unazën e madhe në segmentin Liqeni i Thatë-Astir, është evidentuar nga patrullat e Policisë Rrugore një 46 vjeçar që drejtonte një automjet luksoz “Ferrari” i cili kryente manovra të rrezikshme në rrugë.
Pas ndjekjes nga patrullat e Policisë Rrugore është bërë e mundur kapja dhe bllokimi i automjetit. Nga verifikimi paraprak i dokumentacionit rezultoi se targat e mjetit luksoz i përkisnin një automjeti tjetër.
Gjithashtu në segmentin rrugor Teg -Astir dhe rrugën interurbane Tiranë-Durrës-Tiranë, u evidentuan dhe u ndëshkuan 28 drejtues mjetesh për shpejtësi mbi normat e lejuara por pa masë plotësuese atë të pezullimit të lejes së drejtimit si dhe 7 drejtues mjetesh për manovra të rrezikshme në rrugë.
Kontrollet kanë vijuar edhe në rrugët e brendshme të kryeqytetit duke përdorur dragera, ku në këtë hark kohor janë pezulluar 15 Leje Drejtimi për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit. 🚫Shpejtësisë dhe 🍺🚘 se të rrezikojnë jetën🚑 🙏Respekto rregullat e qarkullimit për të shkuar i sigurt në destinacion🏡
Drejtor
Vladimir Muçaj
Kryeredaktor
Besim Dybeli
Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka
Ymer Hysa
Fidalete (Ahmeti) Muçaj
Greta Hoxha (Kulturë & Marketing)