Bashkëpunëtori i fundit në vrasjen e Hekuran Billës është identifikuar dhe shpallur në kërkim. NEWSALBANIA.AL mëson se ai është nga Shkodra dhe roli i tij ka qenë në sigurimin e makinës, nga ku dolën plumbat që ekzekutuan 40-vjeçarin.
Ndërkohë, që identiteti i bashkëpunëtorit të fundit nuk bëhet me dije për shkaqe hetimore.
Aktualisht për vrasjen e Hekuran Billës, tashmë janë në pranga katër persona: Viktor Marku që akuzohet si ekzekutor, Sebastian Mali, bashkëpunëtor, Adjola Lakra, bashkëpunëtore dhe Gjekson Pusi.