Nuk ka ndodhur në asnjë vend të Europës që kreu i policisë të dalë në një konferencë për mediat dhe të kërcënojë qytetarët se do të gjobisë këto që del pa maskë në rrugë, apo në parqe.
Në një mënyrë të paprecedentë, sot kreu i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu me anë të një deklarate për mediat ka bërë të ditur se është vendosur totalisht nën shërbim të një urdhri të paligjshëm të Edi Ramës: Atë të mbajtjes së maskës me detyrim kudo, përveç se në shtëpi dhe nëse nuk zbatohet ky urdhër do të gjobiten qytetarët.
Dhe gjobën do ta vendosin policët, letra e të cilëve më pas do të shkojë në OSHEE dhe gjoba do të shënohet në faturën e energjisë elektrike, edhe kjo një gjë e paligjshme.
Por ajo që e bën më skandaloze deklaratën e Ardi Veliut është fakti se ai harron detyrat se për çfarë është krijuar Policia e Shtetit dhe tani vendoset nën shërbimin politik të Edi Ramës, për të kërcënuar dhe shantazhuar qytetarët, sepse kreut të qeverisë tani i duhet që të luajë rolin e ‘gogolit’.
[12/10, 4:38 pm] Ladi Newsalbania. al: Procesi gjyqsor nje vjecar ndaj meje sot mori fund. Pese policet e ish-drejtorit te policise se Fierit Andon Babales sot humben procesin ndaj meje! Humben se te humbur i kam pas gjithmone ne mendjen time!..
Ju pershendes te gjitheve dhe nje lajm te sapo dale nga “furra” me shume qejf dua te ndaj me ju! Procesi im gjyqsor pas nje viti mori fund sot. Isha nen akuze per “kundershtim te forcave te rendit”. Kisha kundershtuar ca pulicë llumbra ne drejtorine e policise Fier. Ne fakt dhe pse kisha perballe kater pese kokrra police zhgarravina nuk isha ne ndonje kundershtim te ndonje urdheri te tyre. Njeri prej tyre me shau, une si reagim i tregova te gjithe librin e shtepise! Jo vetem kaq! Kur ish drejtori i policise se Fierit shoku Andon kur me pa atehere ne oborr te policise patjeter ka ferkuar duart duke thene: “Me erdhe ne dore”! Dhe e dini pse? Sepse une ne te gjitha shkrimet e mia kur atij i plasi skandali ne Fier me Babalen nuk e citoja me emrin e tij te gjendjes civile ,por me emrin “bio” qe meritonte. E citoja “shoku Babales”.Me pak fjale kjo eshte historia 1vjecare. Une u izolova ne polici 10 ore e me shume , shoket e Babales bene kallzim ndaj meje!!! Sot kjo pune mori fund! Babalet humben! Nuk po shkruaj si triumfator sot sepse triumfator kam qene gjithmone pasi une rrotullohem gjithmone rreth reales rreth te vertetes!