Poezia e Aleksandër Çipës që pushtoi rrjetin
Nga Aleksandër ÇIPA
Baltëhedhësit
Hodhe baltë o i baltosur,
Dhe nuk rreshte në çdo stinë.
Hodhe baltë dhe u rrethove
mes kënetës si një sqinë.
Hodhe baltë e nuk u lodhe,
Gjer në tënden pleqëri.
Do bjerë shiu, do vijë lumi,
Si një llum do shkosh dhe ti.
Hodhe baltë o i baltosur,
Për të tjerë,… dhe mbete brënda.
Në këtë baltë do strehohesh,
Dhe do biesh erë si kërma.